“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë të jetojnë në një tjetër lloj mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën 03/06 21:04
Presidenti Ilir Meta nismën e Kuvendit për të ndryshuar Kushtetutën pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare e quajti çmenduri.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se nuk ndalon asnjë që të çmendet e të hidhet nga pallati, por vetëm e këshillon që të mos bëj një gjë të tillë.
“Zotëri unë nuk ndaloj asnjë të çmendet dhe të hidhet nga kati i 20-të. Unë i këshilloj dhe i them mos u hidh se vritesh, pastaj le të bëjnë çfarë të duan.
Edhe Haxhi Qamili mori akte të tilla dhe e dimë se çfarë ndodhi. Mos më bëni fajtor mua se këta nuk përmbahen dot në dozat e tyre të optimizmit“, u shpreh Meta.
Top Channel