Zyrtari i OKB-së i kërkon Spanjës të spastrojë kampet çnjerëzore të punëtorëve të frutave

24/07/2020 20:54

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sot autoritetet spanjolle për lejimin e punonjësve sezonalë të vjeljes së luleshtrydheve të jetojnë në kampe çnjerëzore dhe në kushte vrasëse, pas tre zjarreve që shpërthyen në komunitetet e ndyra në Andaluzi.

Zjarret goditën në qytetin e Huelva javën që kaloi, duke plagosur të paktën katër njerëz.

Qeveritë lokale duhet të përmirësojnë urgjentisht “kushtet e përçmueshme” në komunitetet e punonjësve të luleshtrydheve para se njerëz të vdesin aty, tha raportuesi i OKB për varfërinë dhe të drejtat e njeriut Olivier De Schutter.

“Realiteti i zjarreve dhe kushtet çnjerëzore në këto qendra banimi nuk mund të tolerohen më gjatë”.

Kampe të tilla të pista e të rrezikshme, pa ujë të rrjedhshëm, higjenë apo energji elektrike, përdoren prej vitesh si banesa për mbledhësit sezonalë të frutave në Spanjë.
“Situata po përkeqësohet me ritme alarmuese, dhe kjo bëhet më e rëndë prej pandemisë COVID-19,” tha de Schutter.

Dje ministri i shëndetësisë pranoi se kushtet e rënda të jetesës dhe punës i ekspozonin mbledhësit e frutave ndaj koronavirusit.

farmlandgrab.org | “Vulnerable land users must be protected by ...

Top Channel