“Jam shumë e lumtur”/ Rudina Hajdari për listat e hapura: Të gjithë erdhën te qëndrimi ynë

24/07/2020 20:09

Ka përfunduar mbledhja e këshillit politik që nisi rreth orës 17:30 për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

Deputetja Rudina Hajdari doli e kënaqur nga mbledhja ku tha se më në fund të gjithë palët ranë dakord për hapjen e listave: Jam shumë e lumtur që PD pranoi se listat e hapura janë zgjedhja më e mirë për përmirësimin e demokracisë. Kemi dy vite që po përpiqemi të binden për këtë. Tashmë kemi dhe një iniciativë ligjore që garanton pikërisht hapjen e listave, i qëndrojmë asaj që të jenë të hapura në 100 përqind. Tashmë listat e hapura janë realitet. Jam shumë e lumtur për këtë.

Të gjithë tani erdhën te qëndrimi ynë. Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura, tani të shohim si do ecim para.

Top Channel