Jo pak artistë, periudhën e izolimit nga koronavirusi kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë maksimalisht.

Këtë duket se ka bërë edhe Taylor Swift, që ka njoftuar krejt papritur se do të publikojë albumin e saj të tetë në studio, të quajtur Folklore.

Albumi me 16 këngë, është shkruar dhe regjistruar në izolim, tha vetë ajo në median sociale.

“Pjesa më e madhe e gjërave që kisha planifikuar këtë verë, nuk u realizuan”, shtoi Swift që duhej të shfaqej në skenën e piramidës në Glastonbëri, në qershor.

“Por, ka diçka që nuk e kisha planifikuar dhe që po ndodh”, i tha ajo fansave para se të zbulonte lajmin për albumin e ri.

Folklore, është bërë nga këngë në të cilat ka derdhur gjithë ëndrrat, frikat dhe shpërthimet e saj, vijon ajo duke treguar se ka bashkëpunuar po ashtu, në distancë, me emra të njohur të botës së muzikës.

Nëse gjërat nuk do të kishin shkuar, kështu siç shkuan, vijon ajo, do të mendohesha shumë kur do ta publikoja këtë album. Por rrjedha e ngjarjeve më kujtoi se asgjë nuk është e sigurt. Swift, duhej të performonte albumin e saj të shtatë, lover, në një seri festivalesh këtë verë, para se pandemia e koronavirusit të ngrinte muzikën live.

Top Channel