Greqia është përfshirë përsëri nga zjarret.

Të paktën katër fshatra, tre vendbanime më të vogla dhe një kamp fëmijësh për pushimet e verës janë evakuuar afër qytetit të Korinthit për shkak të një zjarri të madh që është përhapur prej mbrëmjes të së mërkurës në këtë zonë.

Sipas burimeve nga repartet zjarrfikëse që operojnë me më shumë se 260 trupa, 61 mjete nga toka dhe 10  nga ajri janë evakuuar të paktën 4200 banorë. Gjithashtu vlerësohet se ka shumë vatra zjarri që nuk janë ende në kontroll dhe pritet që orët e mbrëmjes të jenë të vështira. Zjarri në këtë zonë të Korinthit është një prej shumë zjarreve që po shkrumbojnë tokë pyjore dhe bujqësore në shumë zona të vendit. Gjatë 254 orëve të fundit janë raportuar vatra zjarri në Olimpinë e Lashtë, në Messini , Pelopones  dhe në ishullin e Lesvos.

Mëngjesin e së enjtes janë zhvilluar shumë ceremoni përkujtimore në Athinë, pasi sot mbushen dy vjet nga tragjedia e zjarreve vrastare në zonen e quajtur Mati, ku humbën jetën të paktën 102 banorë.

Top Channel