Teksa zjarre masive vazhdojnë të mësyjnë zona të gjera të Siberisë, ambientalistët thonë se flakët mund të bëhen më shkatërrimtaret në historinë e Rusisë dhe të përkeqësojnë ndryshimet klimatike.

Agjencia ruse e pyjeve tha se zjarret kësaj jave mbulonin një zonë prej total 1.62 milionë  hektarë. Zjarret e papërmbajtura në Siberi për këtë vit kanë mbuluar një hapësirë më të madhe se Greqia, tha dega ruse e grupit Greenpeace.

Fotografët e grupit Greenpeace morën pamje ajrore të katastrofës në rajonin Krasnoyarsk, për të cilin aktivistët thonë se shumica janë nisur nga dora e njeriut.

Agjencia federale pyjore ka thënë nuk do të ndërhyjë për 91% të zjarreve pasi ndodhen në zona “të kontrollueshme.”

Pyjet përfshihen në të ashtuquajturat “zona kontrolli” kur nuk prekin popullatën lokale dhe kur kostot e shuarjes së tyre janë më të mëdha sesa dëmet e mbetjeve që ato shkaktojnë.

FOTO GALERI
1/6
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po nxehin Rusinë rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale.

Top Channel