“Ti je grua, unë jam burrë mysliman”/ Sulm me thikë në metronë e Milanos, 23-vjeçarja mbetet e plagosur rëndë në fytyrë, autori një i ri algjerian
U bënë tetë ditë kur një djalë dy-vjeçar me aftësi të veçanta në Kaliforni të SHBA-ve, është shpallur i humbur nga familjarët.
Fëmija raportohet se ka humbur çdo gjurmë mëngjesin e 14 korrikut. Autoritetet policore po e hetojnë rastin si një rrëmbim të mundshëm. Nga ana tjetër dhe familjarët janë angazhuar në grupe njerëzish duke kërkuar për të miturin.
Në nderim të fëmijës, familjarët e tij ditën e djeshme ndezën qirinj në qendër të qytetit. Djali mësohet se ka lindur para kohë dhe si pasojë kishte vështirësi në të ecur dhe artikulimin e fjalëve. Familja ka njoftuar se është e gatshme të japë një shpërblim të majmë, për personin që do t’i ndihmojë ata me informacione. Fatkeqësitë nuk janë ndarë për këtë familje, pasi edhe para disa vitesh, atyre i vdiq një vajzë në moshë fare të re.
Top Channel