Ka zgjatur vetëm një orë mbledhja e sotme e këshillit politik dhe menjëherë pas saj Damian Gjiknuri tha se opozita nuk ishte dakord për dialog për ndryshimet kushtetuese.

” Unë propozova që në vazhdën e takimeve që të vazhdonin diskutimet për ndryshimet Kushtetuese. Fatkeqësisht opozita kërkoi që kjo çështje mos të dialogohet në Këshill. Ne kërkuam dialog, dhe kemi mundësi të diskutojmë.

Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim. Si duket PD kërkon mos të punohet më në këtë drejtim. Menduam që edhe në përgjigje të partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte një forum i mirë. Kjo ishte një zgjedhje politike. Kodi Zgjedhor do implementojë të gjitha rekomandimet e ODHIR’, tha Gjiknuri.

Top Channel