E premte, 19 Qershor 2020
18:48
Burri që “vallëzon me ujqit” mban të gjithë tufën në shtëpi

Një biznesmen rus i apasionuar pas kafshëve, ka një tufë ujqërish që jetojnë në pronën e tij teorikisht si kafshë shtëpiake, por është disi më e komplikuar se kaq.

18:41
Vrasja e Hekuran Billës/ Arrestimi i Viktor Markut, reagon policia

Polcia ka dalë në një deklaratë në lidhje me arrestimin e Viktor Markut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Hekuran Billës pak ditë më parë.

18:37
Zgjedhjet në Serbi, Cakaj thirrje shqiptarëve: Vetëdija kombëtare, mbi interesat partiake. Mbështesni listën e Luginës së Bashkuar

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një reagimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.

18:20
Dhuna ndaj grave. Pohimi tronditës i aktores Ema Andrea: Mikeshat e mia e fshehin

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denisa Dyrnjaja, ishte e ftuar aktorja Ema Andrea. Gjatë fjalës së saj aktorja foli për dhunën ndaj grave, ku nuk u kursye të rrëfejë ngjarje personale, por edhe të mikeshave të saj.

18:13
Pasi doli pozitiv me CoVid-19 reagon Robert Budina: Nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit

Regjizori i njohur Robert Budina ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit sëbashku me vëllain e tij Edmond Budina.

18:09
Kuptimi i trekëndëshit të kuq të Donald Trump dhe arsyet përse Facebook hoqi postimin e presidentit

Facebook ka hequr nga rrjeti së fundmi një reklamë të presidentit amerikan Donald Trump ku ai bënte thirrje që ajo që njihet në SHBA si ‘Antifa’ – termi përmbledhës i protestave politike, anti-raciste, kundër ekstremit të djathtë – të njihej si grup terrorist.

18:00
Arrestohet Viktor Marku në Mal të Zi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

Tirana u trondit nga një vrasje pak ditë më parë, ku Hekuran Billa u ekzekutuan në zonën e Komunës së Parisit.

17:46
Besa Shahini takohet me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve

Ministria e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është takuar me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve në lidhje me maturën shtetërore 2020.

17:43
U përfol se ishte shtatzënë, Çiljeta zbulon të vërtetën

Çiljeta Xhilaga u bë dje kryefjala e mediave rozë me lajmet se ishte shtatzënë.

17:38
Video/ Kri e “Aventurierëve” braktis twerk-un, “ia merr” pogonishtes

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar Kri Gorasi. Kri njihet për pjesëmarrjen e saj në reality-shown “Aventurierët”. Gjatë  reality-showt doli në pah një nga pasionet e mëdha të kri, kërcimi.

17:38
7 destinacione emocionuese pushimesh për të vizituar pas heqjes së izolimit

Gjatë izolimit të koronavirusit shumë prej nesh ëndërronim të ishim me pushime diku në vende ekzotike, dhe tani që rrugët e udhëtimit po hapen shumë mezi presin të marrin avionin.

17:27
Kinezi kërkon të dashur shqiptare

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Andi. Ai është me origjinë nga Kina dhe në vendin tonë ndodhet për të studiuar gjuhën shqipe. Krahas studimeve, Andi thotë se punon dhe si agjent turistik.

17:24
FOTO/ Njihuni me 24-vjeçarin e guximshëm, lejon 60,000 bletë t’i “pushtojnë” fytyrën…

Një 24-vjeçar në Indi, lejon që më shumë se 60,000 bletë të mbulojnë fytyrën e tij. I riu i njohur si Natyre M.S, i konsideron bletët si miqtë e tij më të mirë, madje thotë se nuk ndihet i kërcënuar se ato mund ta pickojnë. Natyre, thotë se ka pranuar qindra bletë në fytyrën e tij që në moshën 7 vjeç. Gjithashtu ai mban dhe rekordin botëror të Guinness, pasi ka qëndruar më gjatë se të tjerët i mbuluar tërësish me insekte.

17:11
Zbulohet plani i çiftit Beckham, ndërtojnë tunelin nëntokësor në vilën luksoze për t’i shpëtuar…

David dhe Victoria Beckham kanë marrë vendimin për të ndërtuar një tunel të fshehtë nëntokësor, për t’i bërë ballë ndonjë grabitje të mundshme. Çifti jeton në vilën me vlerë gjashtë milionë euro, së bashku me tre fëmijët e tyre, Romeo 17 vjeç, Cruz 15 vjeç dhe Harper tetë vjeç.

16:58
15 kushtet për nisjen formale të negociatave, Rama: Këto që kapen pas numrit do mbeten në opozitë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar në lidhje me vendosjen e 15 kushteve nga BE për nisjen formale të negociatave.

16:58
Irani teston raketën e “gjeneratës që ardhshme”, godet me saktësi anijen e zbrazur në Gjirin e Omanit

Irani tha sot se ka testuar me sukses një raketë balistike të ‘gjeneratës së re’ gjatë manovrave detare në Gjirin e Omanit, ku u shkatërruan me saktësi objektiva në distancë prej 280 kilometra.

16:35
Berat/ 5 subjekte gjobiten me nga 1 milion lekë gjobë

5 subjekte gurore në Berat janë gjobitur nga IKMT pasi kanë pasur mungesë dokumentacioni.

16:31
Rama: Mirënjohje Komisionit të Venecias për opinionin mbi “Antishpifjen”, pa humbur kohë në parlament

Komisioni i Venecias para 2 javësh doli në përfundimin se paketa anti shpifje e propozuar nga mazhoranca  nuk është gati për zbatim në formën aktuale dhe sipas tij ajo duhet rishikuar.

16:30
F-18 e F-35 të pamjaftueshëm; Senati SHBA nxit marinën të krijojë gjuajtësin e gjeneratës së gjashtë

Senati amerikan i ka kërkuar së fundmi forcave të marinës të krijojnë një avion gjuajtës së gjeneratës së re për aeroplanmbajtëse, për t’iu kundërvënë kapaciteteve në rritje të Kinës.

16:02
Peruja kthehet ne epiqendrën botërore të pandemisë Covid-19, kalon shifrat e Italisë

Peruja ka kaluar sot edhe numrin e të infektuarve të Italisë me koronavirusin e ri duke e kthyer Amerikën Latine në epiqendrën e re globale të pandemisë.

16:01
‘Beautiful’ në pandemi/ Kukulla për skenat e dashurisë!

“Beautiful” është bërë seria e parë televizive amerikane që është rikthyer në prodhim pas izolimit. Por për të respektuar protokollet shtetërore, të kontesë dhe sektorit, në lidhje me emergjencën covid 19, është vendosur që të përdoret një zgjidhje gjeniale dhe e guximshme për të filmuar skenat e dashurisë në set.

15:58
Dy kanadezë të arrestuar në Kinë akuzohen për spiunazh

Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, më shumë se 18 muaj pas arrestimit të tyre. Michael Kovrig, një ish diplomat, dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në kinë në dhjetor 2018.

15:56
Clooney dhe Amal, zëra për divorc pas izolimit

Çiftet vip janë vënë në prova të vështira gjatë izolimit. Ndokush ka forcuar dashurinë dhe pasionin, të tjerë i kanë thënë lamtumirë njëri tjetrit.

15:51
Virusi që në dhjetor! Itali, gjurmë në ujërat e zeza

Shkencëtarët italianë thonë se uji i kanalizimeve nga dy qytete mbante gjurmë koronavirusi që në dhjetor, kohë përpara se të konfirmoheshin rastet e para në vend.

15:48
Dialogu me Serbinë, Pompeo: Ne mbështesim Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e pengesave për bisedimet me Serbinë dhe ka porositur që Kosova të jetë e gatshme “të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë që është e mundshme”.

15:45
Shkëmbimi i territoreve, Grenell: Ide e Bolton, jo e Trump

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell, thotë se takimi i udhëheqësve të të dyja vendeve me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë i përqendruar vetëm në çështjet ekonomike.

15:43
Klinika Infektive në Kosovë, 65 të shtruar me Covid

Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se të premten në këtë institucion janë të shtruar 79 pacientë, prej tyre 65 të prekur me koronavirus.

15:31
Meta në pritje të Venecias/ Presidenti: Jam i qetë, kam zbatuar vetëm kushtetutën

Presidenti Ilir Meta doli në konferencën e përjavshme përpara medias në të njëjtën kohë kur komisioni Venecias ishte mbledhur për të miratuar opinionin final për gjykatën kushtetuese, institucion për të cilin shqetësimet e kreut të shtetit kanë qenë konstante dhe u kthyen në një përplasje të fortë mes presidentit meta dhe kryeministrit Edi Rama.

15:26
Transporti publik në protestë/ Autobusët nuk do japin shërbim nëse nuk plotësohen kërkesat

Transporti publik nuk do të rifillojë punën as të hënën që vjen për shkak të pamundësive financiare dhe në mungesë të një marrëveshjeje me qeverinë.

15:23
Hekurudha po mbahet peng/ Linja Tiranë-Rinas-Durrës duhet të niste nga ndërtimi

Ky është treni i linjës Durrës-Kashar, një nga të paktët trena që kalon në stacionin e Vorës, një nga interkonjeksionet më të rëndësishme të vendit tonë.

15:20
Tunel për të kaluar Llogoranë/ Rama: Do financohet nga qeveria. Në Palasë për 7 minuta

Qeveria i ka hapur dritën jeshile fazës projektuese të tunelit të Llogarasë përmes një gare ndërkombëtare.

15:17
Merrte inerte pa leje nga lumi Seman, IKMT gjobit një subjekt me 2 mln lekë

Gjatë një kontrolli të ushtruar në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k., IKMT konstatoi se ky subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

15:11
Distancimi fizik nuk respektohet/ Në rrugët e qyteteve nuk ka më kujdes nga Covid-19

Numri i prekurve me koronavirus në vendin tonë po kap shifra alarmante. Vetëm sot 50 qytetarë janë infektuar nga Covid 19.

15:07
Inspektim në terren/ Policia Korçës, thirrje qytetarëve: Respektoni protokollet e sigurisë!

Gjatë paradites së sotme, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Ferdinand Mara, së bashku me drejtues të tjerë të Policisë, ka inspektuar në terren zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

15:03
I shpallur në kërkim për mashtrim, 46-vjeçari kapet në doganën e Morinës

Ndalohet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

14:59
Ministri Klosi vizitë në Kosovë: Vizitoni bregdetin shqiptar

Turizmi shqiptar dhe ai kosovar janë duke i mbajtur shpresat tek njëri-tjetri për t’i mbijetuar pasojave që ka nisur t’i sjell pandemia.

14:55
Në mesin e pandemisë, Afrika ‘pushtohet’ nga karkalecët

Afrika lindore po përgatitet për pushtimin e tretë të karkalecave të shkretëtirës, me miliarda insekte shkatërrimtare që do të dëmtojnë dhe kërcënojnë ushqimin në një rajon që po vuan jo pak nga pandemia e koronavirusit.

14:54
Pompeo letër Hotit: Kosova të jetë e gatshme të rifillojë negociatat me Serbinë sa më parë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga Sekretari i Shtetit, Michael R. Pompeo, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

14:47
Britania publikon kategoritë e popullsisë që do të vaksinohen të parët!

Qeveria britanike ka bërë publike se cilat kategori te popullsisë do te vaksinojë fillimisht me vaksinën e re anti-covid.

14:46
Skandali në Berat/ Arrestohet 48-vjeçari, ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare

Një tjetër ngjarje e rëndë e ngacmimit seksual me të mitur është regjistruar.

14:39
Çfarë po ndodh? Në laboratorin kinez mungojnë majmunët për testim!

Brenda një prej laboratorëve kinezë që është në garë për krijimin e një vaksine të koronavirusit, kërkuesit punojnë pa pushim, majmunët e laboratorit mungojnë dhe po bëhen plane për testime të gjera tek njeriu.

14:38
“50 mijë euro ose do të vrasim vëllanë”/ Si 4 kosovarë rrëmbyen dhe mbajtën lidhur shtetasin turk për 5 ditë me radhë

4 shtetas nga Kosova po gjykohen pasi rrëmbyen , mbajtën peng, lidhën e keqtrajtuan një shtetas turk në Prizren.

14:25
Basha me qytetarët në zonën e “Unazës së Re”: Ramavirusi i la në mëshirë të fatit

Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset dhe qytetarët në zonën e Unazës së Re.

14:20
Shkelje e protokollit të covid-19/ 53 drejtues mjetesh të ndëshkuar në 24 orë

Kontrollet e Policisë Rrugore, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë vazhdojnë.

14:12
Nëna i thyen dhëmbët modeles së famshme, e pabesueshme si duket (FOTOT)

Modelja e njohur Ashley Graham ka qëndruar me familjen e saj në qytetin e saj të lindjes, Lincoln, Nebraska, gjatë pandemisë së koronavirusi.

14:06
Serbia miraton udhëzues lidhur me votimin në Kosovë për zgjedhjet e 21 qershorit

Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë, të enjten në mbrëmje, ka miratuar udhëzues për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës.

14:02
Trump Jr përballë të atit! Osama bin Laden ka “mbështetur” Joe Biden

Presidenti Donald Trump është shfaqur në një podcast të djalit të tij, Donald Trump junior, ‘Triggered’, ku ai pretendoi se Osama bin Laden ka ‘mbështetur’ Joe Biden, parashikoi se demokratët do të punonin me të nëse fitonte një mandat të dytë dhe tha se do të kishte një katastrofë të vërtetë nëse Biden do të fitonte në nëntor.

13:58
Prostituta dhe vrasje/ Publikohen fakte tronditëse për sheikun arab (Foto)

Vëllai i emirit të Katarit ka urdhëruar stafin e tij të vriste amerikanët, ndërsa personalisht rrahu shoferin e tij për vdekje në Katar.

13:51
Teuta në transfertë, ndaj Luftëtarit që nuk lufton më

Pas fitores me Tiranën dhe në prag të ndeshjes me “Luftëtarin”, skuadra e Teutës ndjehet e mobilizuar për të siguruar një tjetër fitore për t’u ngjitur më tej në kreun e klasifikimit.

13:45
Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, policia jep detajet

Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në qytetin e Tiranës.

13:44
Meta vlerëson epidemiologun Hajdar Sulo me dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot themeluesin dhe drejtuesin e parë të Spitalit të Beratit, doktorin epidemiolog Hajdar Sulo (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për kontributin e vyer në fushën e mjekësisë, humanizmin dhe veprimtarinë e tij në çështjen kombëtare. Epidemiolog i shquar, themelues dhe drejtor i parë i Spitalit të Beratit, i cili me pasionin dhe përkushtimin e një atdhetari të palëkundur, vuri një gur të rëndësishëm themeli në shërbim të shëndetit publik shqiptar”.

13:40
Dyshime mbi Kinën, Australia nën sulm kibernetik

Kryeministri australian tha të premten se vendi i tij ishte vënë nën një sulm të gjerë kibernetik nga një aktor-shtetëror, që kishte patur në shënjestër qeverinë, shërbimet publike dhe bizneset, por nuk dha një emër fajtori.

13:38
“Nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia”/ Meta komenton deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi edhe për deklaratat e maxhorancës për reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me opozitën.

13:25
Reforma Zgjedhore, Meta: Lë për të dëshiruar, uroj që palët t’i qëndrojnë

Ilir Meta kërkoi nga palët që t’i qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

13:21
Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues, rrezikojmë rritjen e borxhit publik

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat deklaroi se si kreu i shtetit, do të kthejë çdo ligj që është antikushtetues.

13:18
(VIDEO) Sulmi ndaj kompleksit/ Zbulohet baza e grupit kriminal, gjendet arsenal armësh, lëndë eksplozive e municione

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim kompleksit “Eiffel”.

13:15
Gjykata Kushtetuese/ Çfarë pret Meta nga “Venecia”? Presidenti: Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e tyre pasi…

Ndërkohë që ka nisur seanca në komisionin e Venecias për të miratuar dhe opinionin përfundimtar për Gjykatën Kushtetuese, presidenti Meta u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për pritshmëritë që ai ka.

13:10
Policia e Brazilit zbulon 300 kg kanabis fshehur në arkivolet e Covidi-t (FOTO+VIDEO)

Policia në shtetin brazilian Goias, ka gjetur 300 kg marijuanë të fshehur brenda dy arkivoleve, që po transportoheshin në një makinë funerali, shoferi i të cilës tha se ishin viktima të covid 19.

13:00
Ikona e Francës rurale/ Gjeli Moris ‘ndalon’ këngën

Gjeli francez që u bë simbol i tensioneve mes Francës rurale dhe asaj urbane në një betejë gjyqësore për këngën e tij të mëngjesit, është ndarë nga jeta.

12:56
Vizitat në parkun e Divjakës/ Edhe pse në pandemi laguna e Karavastasë tërheq vizitorë

Parku kombëtar i Divjakës në Karavasta, një nga më te mëdhenjtë ne vendin tonë vitet e fundi ka qenë një nga destinacionet turistike më te frekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj. Por edhe këtu pandemia pati efektet e saj duke pakësuar vizitorët.

12:55
Rama: Më vjen sinqerisht keq, dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19!

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19!”, kështu shkruan në twitter kryeministri Rama, ndërsa bën me dije se dy vëllezërit janë pozitivë me covid-19.

12:48
Simboli nazist! “Facebook” heq reklamat e Trump

Facebook të enjten ka hequr reklamat e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump që përmbanin një simbol të përdorur në Gjermaninë naziste për të burgosurit politikë.

12:43
Programi për emigrantët/ Gjykata Supreme rrëzon Donald Trump

Ata që njihen si “dreamers”, apo ëndërrimtarët, kanë përshëndetur vendimin e gjykatës supreme amerikane, që refuzoi përpjekjen e presidentit Donald Trump, për ti dhënë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente që kanë hyrë në SHBA, kur kanë qenë minorenë.

12:40
Shoqata e Transportit: Nuk rinisim punën pa na u plotësuar kërkesat

Transporti urban vazhdon të protestojë për rifillimin e punës pa u plotësuar kërkesat.

12:39
Sezoni i dytë i “Dinasty”/ Sonte në Top Channel në ora 21:00

Në ekranin e Top Channel vijon sot premiera e serialit DINASTI, në sezonin e tij të dytë.

12:34
Plotësohet trupa për Tahirin/ Dhimitër Lara gjyqtari i tretë

Dhimitër Lara është gjyqtari i tretë të cilit i ra shorti dhe do të plotësojë trupën për çështjen Tahiri së bashku me Nertina Kosova dhe Albana Boksi.

12:29
Turizmi në Këlcyrë/ Si po riaktivizohen bizneset

Në qytezën e Këlcyrës duket se jeta i është rikthyer rutinës së zakonshme.

12:21
Mes tyre një femër, kush janë tre të targetuarit e radhës nga OFL (emrat)

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon Operacioni Forca e Ligjit.

12:19
Protestë për pallatin e dëmtuar/ Banorët në Durrës: Është e rrezikshme të kalosh pranë tij

Vendosja e perimetrit të sigurisë pranë disa objekteve të dëmtuara nga tërmeti është kthyer në domosdoshmëri në disa lagje të Durrësit.

12:15
Miratohen kushtet për Shqipërinë/ Kalojnë në Parlamentin Europian amendamentet

Parlamenti Europian miratoi te enjten, amendamentin me 15 kushte për qeverinë Rama, para nisjes së negociatave.

12:04
Saida Dollanit i bie shorti pas shkarkimit të gjyqtares së Tahirit, por jep dorëheqjen/ Pritet që shorti të hidhet sërish

Disa ditë para vendimit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, trupa gjyqësore mbetet e paplotë dhe vetëm me dy anëtare, pasi njëra prej tyre Nure Dreni u shkarkua nga vettingu.

11:59
Si kurrë më parë, ish-presidentja kroate nxjerr fotot ku tregon gishtin e mesit për…

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara.

11:51
Nuk janë siç duken, ja e vërteta e madhe që fshihet pas këtyre 11 fotove

Ylli i Instagramit ka zbuluar për herë të parë disa nga hilet që ata përdorin për të dalë gjithmonë perfekt në rrjetet sociale.

11:47
Rezoluta me 224 firma në Kongresin amerikan: “Shqipëria të mbyllë ambasadën e Iranit”

Të mërkurën, më 17 qershor 2020, anëtarët e Kongresit amerikan shpallën në një konferencë online se një Rezolutë dypartiake në mbështetje të kërkesës së popullit iranian për themelimin e një Republike demokratike dhe laike është sponsorizuar dhe mbështetur nga shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

11:44
Tuneli i Llogorasë/ “Për 7 minuta nga Dukati në Palasë”

Qeveria ka shpallur garën për projektin e detajuar për tunelin e Llogorasë.

11:40
Roli i parë dhe filmi më i fundit, si kanë ndryshuar 16 aktorët më të njohur (FOTO)

Aktorët e Hollivudit kanë pasur rrugë të gjatë përpara për të arritur këtu ku janë sot. Ashtu sikurse secili nga ne, edhe aktorët e famshëm janë përballur me ndryshime në pamjen e tyre.

11:35
15 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 25 vjeçarin/ Banorët: U zunë për një femër

Një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një 25 vjeçar nga Vlora dje në mbrëmje në lagjen 24 maji.

11:32
Covid-19, nikotina dhe a do të jenë cigaret tradicionale një gjë e së shkuarës?

Diskutimet në Forumin Global mbi Nikotinën

11:24
50 raste të reja në vend/ Lezhë, polici infektoi gruan, pacienti në QSUT infektoi 4 familjarë, njëra punonjëse në bashki

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët.

11:13
Amerika Latine regjistron rritje të rasteve me COVID-19

Përderisa disa vende rifillojnë ekonomitë, të tjerët forcojnë masat e kontrollit të cilat duket se kanë humbur efektin e tyre.

11:08
Indi, regjistrohet rritja më e madhe ditore e rasteve me koronavirus

Me 13.584 raste të tjera dhe 336 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, India ka regjistruar një rritje më të madhe ditore të rasteve me koronavirus.

11:06
Nxori videon nga atentati i prokurorit Ndoji, Halit Valteri mbërrin në SPAK

Pasi publikoi dje në Kuvend disa pamje të kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ku sipas tij dukej edhe autori pa kapele, SPAK ka thirrur deputetin e opozitës Halit Valteri.

11:05
Rusi, rreth 570 mijë raste me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani në Rusi është 569.063, ndërsa ai i të vdekurve është 7.841.

10:58
Mbi 4.5 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, numri i personave në mbarë botën që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirus.

10:52
Një edukatore pozitive me COVID-19, u konstatua përpara hyrjes në ambientet e Çerdhes 11

Një edukatore në çerdhen 11 në Laprakë ka dalë pozitive me covid-19.

10:51
Turqi, rikthehet ora policore dhe mbajtja e detyrueshme e maskës

Autoritetet turke kanë vendosur detyrim për bartjen e maskës në tre qytetet më të mëdha dhe do të vendosin orë policore të kufizuar për shkak të provimeve të studentëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së rasteve të reja pas rihapjes së shumë kompanive.

10:49
4 viktima në 48 orë/ Humb jetën dhe një pacient 69 vjeçar nga Kruja

Tashmë vendi ynë numëron 42 viktima nga covid-19.

10:38
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja, kemi një tjetër viktimë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se për 24 orët e fundit kemi 50 raste të reja me covid-19 dhe një tjetër pacient ka humbur jetën.

10:30
Lleshaj thirrje: Këtë vit më shumë se kurrë, zgjidhni të pushoni në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur dhe përfaqësues vendore të qarkut Fier, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, me fokus masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, luftën antikanabis, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

10:29
Brenda fermës së kanabisit/ Aktori shqiptar hap lokal të ri në Amerikë, i vendos emër shqiptar (FOTO)

66-vjeçari, Jim Belushi është kthyer në një fermer kanabisi disa vite më parë, në kohën kur Oregoni legalizoi përdorimin e marihuanës.

10:18
“Ka filmime”, Maliqi për Ramën: Do ta nxjerr lakuriq siç është, u hapën letrat

Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se deputeti i opozitës ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten.

10:06
Zelandë e Re/ Një zyrtar policor vritet në detyrë gjatë kontrollit rutinor

Një zyrtar policor është qëlluar për vdekje gjatë një ndalimi rutinor në trafik në Auklland të Zelandës së Re.

09:52
Durrës/ Shpërndanin kokainë, përfundojnë në pranga babë e bir

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

09:42
Imazhet satelitore zbulojnë bazat e fshehta nëntokësore të Kim Jong-Un, ekspertët konsiderojnë se kanë…

Imazhet satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut ka baza nëntokësore për nëndetëse, por se sistemi i tyre mbrojtës sipas ekspertëve të sigurisë ka një të metë shumë të madhe.

09:38
Dalin fotot/ Si u dashurua Macron me mësuesen 25 vjet më të madhe, ishte në klasë me vajzen e saj

Me siguri e keni vënë re diferencën prej 25 vitesh në moshë që kanë presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte Trogneux.

09:27
Vuçiç: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë prej BE-së

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime ndaj Serbisë. Lavrov: Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

09:25
Mohoi koronavirusin, prifti rus merr peng me armë manastirin e grave pas përjashtimit

Një prift rus mohues i koronavirusit, ka bastisur manastirin nga i cili ishte përjashtuar duke u rikthyer i shoqëruar nga roje të armatosura.

09:22
SHBA-ja shënon 155-vjetorin e dhënies fund të skllavërisë

Shtetet e Bashkuara do të shënojnë të premten 155-vjetorin e dhënies fund të skllavërisë, një festë jozyrtare, të cilës këtë vit i rritet rëndësia, teksa amerikanët përballen me një seri të vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga zyrtarët policorë.

09:17
Fauci: SHBA-ja nuk ka më nevojë për izolim

Eksperti amerikan për koronavirusin, Anthony Fauci ka thënë se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në izolim, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit.

09:06
Sekuestrohet në aksin Janinë-Athinë ngarkesa me 3.5 tonë gaz të rrezikshëm, në pranga dy shoferë shqiptarë

Top Channel mëson se policia greke ka sekuestruar në aksin Janinë-Athinë, një ngarkesë prej gati 3.5 tonë gaz frigoriferik,i cilësuar si tepër i rrezikshëm për ambientin.