Një deputet është regjistruar duke parë pamje pornografike gjatë seancës parlamentare në Tailandë.

Deputeti Ronnathep Anuwat duhet të ishte duke dëgjuar raportin e buxhetit mbrëmë në Bangkok por në fakt ai u kap nga kamerat që hapte një seri imazhesh të pahijshme duke i shikuar për më shumë se 10 minuta.

Gazetarët e shokuar në sallë fotografuan deputetin i cili kishte hequr edhe maskën për të parë sa më nga afër imazhet.

Në një prej tyre shihej një grua e zveshur nga mesi i lart, në një tjetër një grua ishte e zhveshur në krevat, ndërsa në një të tretë tregoheshin nga afër organet e saj gjenitale.

Kur u konfrontua nga gazetarët Ronnathep pranoi se po shihte fotot por dhe një justifikim të çuditshem; Ai pretendonte se kishte marrë mesazhe anonime në aplikacionin Line, nga një vajzë që ‘kërkontë ndihmë’.

Ronnathep tha për mediat se i duhej t’i shihte fotot në detaje për të zbuluar sfondin e pamjeve dhe të vlerësonte nëse vajza ishte vërtet në rrezik.

Deputeti vazhdoi me justifikimet absurde duke thene se vajza “mund të ishte e detyruar nga gangstere”, por tha më vonë tha se zbuloi se ajo kërkonte vetem para keshtu qe kishte fshirë fotot nga celulari.

Zyrtarët e qeverisë thirrën në një degjesë deputetin për të kërkuar llogari por vendosën se nuk do të kishte masa kundër tij.

Edhe kryetari i parlamentit Chuan Leekpai tha se imazhet ishin një çështje personale dhe se nuk kishte regulla që ndalonin deputetet për të parë celularin e tyre në sallë.

FOTO GALERI
1/3
Deputeti Ronnathep Anuwat duhet të ishte duke dëgjuar raportin e buxhetit mbrëmë në Bangkok por në fakt ai u kap nga kamerat që hapte një seri imazhesh të pahijshme

Top Channel