Mentor Kikia në Open: Al Hol tokë pa zot, duhet të flasësh me të fortët

22/09/2020 22:22

“Fëmijët shqiptarë në kampin Al Hol”- është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel.

Për gazetarin Mentor Kikia kjo është një situatë e vështirë pas në Al Hol nuk ka një autoritet zyrtarë me të cilin shteti mund të kontaktojë direkt.

“Atje është një tokë pa zot. E dimë të gjithë që kurdët e mundën ISIS-in. Pastaj ata nuk u ndihmuan më nga SHBA. Siria me aq sa është gjallë kërkon të kontrollojë territorin e saj. Turqia nga ana tjetër nuk lejon një shtet Kurd në kufi. Iraku tenton të shtojë ndikimin.

Pra është një zonë pa rregull. Duhet të flasësh me të fortët- tha Kikia.

Top Channel