Turqia hap një tjetër front/ I kthehet Armenisë: Mos luaj me zjarrin

23/09/2020 02:35

Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë “të mos luajë më zjarrin” pas vrasjes së një ushtari azer gjatë një sulmi ndërkufitar.

“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në një postim të saj në Twitter.

Po përmes të njëjti rrjet social, ministria e jashtme e Turqisë përolli mbështetjen e saj për këtë vend. Nagorni-Karabaku është një territor i shumëdiskutuar, që në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që më së shumti qeveriset nga republika e Artsakh, një entitet i pavarur me shumicë etnike armene. Në vitet 1990, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor u përshkallëzua deri në luftë të plotë.

Turqia dhe Armenia nga ana tjetër nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre dhe historikisht, e kanë parë njëra tjetrën me armiqësi. Edhe pse nuk i mohon vuajtjet e tyre, Turqia ende edhe sot nuk e ka pranuar genocidin e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Top Channel