Çudia japoneze/ Shpiket llampa që vret koronavirusin

23/09/2020 01:10

Prodhuesi kryesor i llampave në Japoni, Ushio Inc. thotë se ka shpikur një llampë me rreze ultraviolet e cila mund të vrasë koronavirusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut.

Sipas Japantimes, llampa UV Care 222, që është e para e këtij lloji në botë, u krijua në bashkëpunim me Universitetin e Columbias. Ajo pritet të përdoret për dezinfektim në hapësira me shumë lëvizje, ku rreziku i infektimit është i lartë si në autobusë, trena, ashensorë dhe në zyra.

E përditëshmja thotë gjithashtu se llampat UV janë përdorur gjerësisht si një mjet efektiv sterilizimi, sidomos në industrinë mjekësore dhe atë të përpunimit të ushqimit.

Por rreze të tilla, në formën e zakonshme nuk mund të përdoren gjerësisht në ambjente me njerëz pasi shkaktojnë kancer të lëkurës dhe probleme me sytë. Llampa e re e Ushio, megjithatë, lëshon rrezet UV me një gjatësi vale 222 nanometra, në krahasim me gjatësinë e valës konvencionale 254-nanometër.

Top Channel