Fjalimi i Trump në OKB, flet për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

23/09/2020 00:52

Në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që takimin këtë radhë e pati virtual për shkak të pandemisë, presidenti Donald Trump përmendi dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, një hap i parë që shpresohet t`i çelë rrugën në vijim edhe nornmalizimit politik.

“Amerika po përmbush fatin e saj si paqebërëse. Këtë muaj, arritëm një marrëveshje paqejes mës Kosovës e Serbisë; arritëm dhe një kthesë historike me marrëveshje të ngjashme në Lindjen e Mesme pas dekadash të tëra ngecjeje në vendnumëro. Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini të gjitha firmosën një pakt historik paqeje në Shtëpinë e Bardhë, dhe mjaft vende të tjera të rajonit do të pasojnë.

Kjo është gjë shumë e mira për ta dhë një gjë shumë e mirë për botën”, u shpreh Trump. Më tej, ai foli dhe për COVID-19, të cilin e quajti një virus kinez, e tha se OKB-ja duhet ta vërë Kinën para përgjegjësisë si vendi që e “përhapi këtë murtajë”.

Trump kritikoi dhe kritikoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për deklarata të rreme mbi virusin e tha se ajo kontrollohet nga Kina.

Top Channel