Pretendonte veten mishërim të Jezusit/ Arrestohet lideri i kultit vegan në Rusi

22/09/2020 19:49

Autoritetet ruse organizuan së fundmi një operacion special për arrestimin e një ish-polici trafiku që pretendonte se ishte rimishërim i Jezus Krishtit dhe kishte krijuar një kult fetar rreth vetes në tre dekadat e fundit.

Helikopterë dhe oficerë të armatosur bastisën komunitetin e organizuar nga Sergei Torop, i njohur për ndjekësit e tij me emrin Vissarion, dhe arrestuan atë dhe dy ndihmësit kryesorë.

Autoritetet ruse thanë se ai akuzohet për organizatë ilegale fetare pas pretendimeve se kulti zhvaste para nga ndjekësit e tij dhe i bënte ata objekt abuzimi emocional.

59 vjeçari Torop, me mjekër e flokë të gjatë gri, u shoqërua drejt helikopterit nga oficerët e armatosur. Me të u arrestua gjithashtu Vadim Redkin, një ish-baterist i epokës sovjetike, si dhe ndihmësi tjetër Vladimir Vedernikov.

Torop i cili kishte humbur vendin e punës si polic trafiku në 1989, pretendon se kishte pësuar një “zgjim” pas rënies së regjimit sovjetik. Në 1991 ai krijoi lëvijzen e njohur si Kisha e Testamentit të Fundit.

Disa mijëra ndjekës të tij jetojnë në kasolle në rajonin e largët të Krasnoyarsk në Siberi. Besimtarët e kultit të tij përfshinin njerëz profesionalë nga e gjithë Rusia si dhe pelegrinë që vinin për të vizituar.

“Unë nuk jam Zoti. Jezusi nuk duhet konsideruar si Zoti. Por unë jetoj me fjalën e Zotit At. Çdo që thotë Zoti, e thotë nëpërmjet meje”, ka thënë me heret Vissarion për britaniken Guardian në 2002.

Mediat ruse thonë se sipas ideologjisë së tij Vissarion pretendonte se Jezusi i vrojton njerëzit nga një orbitë e afërt me Tokën, ndërsa Virgjerësha Mari “menaxhonte Rusinë”, por gjithsesi më vonë ai deklaronte se Jezusi është vetë.

Komuniteti i tij zbaton një përzierje ritesh ortodokse me rregulla mjedisore e udhëzime të tjera.

Dieta vegane është e detyrueshme dhe këmbimet monetare janë të ndaluara brenda komuntetit.

Besimtarët veshin rroba minimaliste dhe numërimi i viteve nis nga 1961, që është viti i lindjes së udhëheqësit Vissarion.

Festa e Krishtlindjeve është zëvendësuar nga një periudhë agjërimi që nis më 14 janar, ditëlindja e “profetit”.
Tashmë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dishepujt pas arrestimit të liderit, dhe as nuk është e qartë se përse autoritetet vendosën të vepronin në këtë kohë.

Kisha ortodokse ruse e ka dënuar grupimit madje dhe komuniteti lokal prej interesave të biznesit.

FOTO GALERI
1/6
Ish-polici i trafikut pretendonte se ishte rimishërim i Jezus Krishtit

Top Channel