Si u “zhdukën” maskat/ Skandali në Itali në kulmin e pandemisë, skema në katër qytetet

22/09/2020 19:46

Skandali i nje ngarkese maskash të blera nga rajoni I Lazios, por që nuk u dorëzuan kurrë, shpërtheu diku nga muaji maj.

Tani, mediat vendase i janë rikthyer sërish, duke kujtuar sesi nga kjo aferë enti rajonal ka pësuar miliona euro dëme. Porosia i ishte bërë shoqërisë Ecotech, nga e cila tani pretendohet të kthejë 15 milionë euro e ka kthyer vetëm 1 milionë e 700.000. Kanë qenë disa kompani ndërmjetëse ne katër qytete. Skema shtrihet në Romë, Lugano, Londër e Taranto, shpjegonte “il fattoquotidiano”.

Taranto ishte dhe qyteti I fundit ku mbërriti hetimi Prokurorisë së Romës mbi maskat “fantazëm” të Lazios, më shumë se 7.5 milionë maska të tipit Ffp2 e Ffp, të blera në muajin mars nga agjensia rajonale e mbrojtjes civile për 35.8 milionë euro, por që nuk mbërritën kurrë të gjitha në destinacion. Në qytetin port, ndodhej dhe një nga hallkat e zinxhirit të gjatë të firmave të angazhuara për këtë porosi.

Bëhet fjalë për Internazionale Biolife srl, e specializuar për produkte homeopatike e që tërhoqi vëmendjen e Guardia di Finanza dhe hetuesve lokale, e që rezuloi të ishte dhe një furnizuese direktet e rajonit te Lazios ne nje tjetër kontratë për sigurim maskash. Situata është komplekse: Ecotech, me një partner operativ në Kinë, Pan Hongyi, pretendonte se mund ta dorëzonte brenda disa ditësh super-porosinë. Por pas disa vështirësish, Pan u tërhoq dhe ajo iu drejtua dy firmave të tjera: Exor Sa, me seli në Lugano por të drejtuar nga milanezi Paolo Balossi, dhe Giosar Ltd, me seli në Londër e të drejtuar gjithashtu nga një italiane, Stefania Cazzaro. Exor nga ana e saj kontakton me Internazionale Biolife, per te marre maskat nga Kina.

Kjo pjesë e ngarkesës nuk mbërrin dhe palët fajësojnë njëra tjetrën. Biolife sakaq duhet te kishte dorëzuar dhe një 1 milionë këmisha mjekësore e 1 milionë tuta po në rajonin e Lazios brenda 18 prillit për shkak të emergjencës së Covid 19, por dorëzoi vetëm 140 mijë këmisha, që pas kontrollit, edhe ato nuk rezultuan konform normave.

Top Channel