Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një lidhje live për Open nga Libani foli për mundësinë e kthimit të fëmijëve nga Siria.

Lleshaj tha se situata nuk është aspak pozitive, dhe se terreni është i vështirë.

“Njëra prej çështjeve është e fëmijëve, po diskutojmë për evakuimin e tyre. Ne patëm plane ambizicioze që vjet por situatat që erdhën më pas e ndryshuan rrjedhën e gjërave disi. Situata gjithësesi mbetet e nderë, mësova se këtu ka 1000 raste në ditë të covid, kufiri me Siri është i mbyllur, Unë nuk dua të jap shpresa të kota. Nuk mund të ndiqet modeli kosovar, i pamundur kontrolli i situatës në terren është shumë fragile. Le të mos zgjojmë zhurmë të panevojshme për këtë çështje”, tha Lleshaj.

Top Channel