“5 minorenë në Siri”, Gjyshja dhe Gjyshi me foto në duar dhe me apel të dhimbshëm

22/09/2020 22:08

Sonte në Open po flitet për fëmijët e mbetur në Siri, në kampet e rrezikshme.

Nënë Asija në një lidhje live tha se gjendja e tyre është shumë keq, “na shkruan aman drejtohuni shtetin të në nxjerrë prej këtej”, tha ajo.

Ajo tha se ka vajzën atje: “Ka djalin e saj 3 vjeç, vetë është 17-vjeç, ka dhe vëllanë 4 vjeç, vetëm andej. I lutem shtetit të na i nxjerrë sa më shpejt fëmijët. Ajo thotë që do i heqin nga ai kamp, prandaj duhet të veprohet shpejt.

Florindi që ka motrën dhe nipin, than ë studio se: Kam folu me të, më thotë që kur do bëhet diçka për ne, por ka kaluar 1 vit e gjysmë dhe ne nuk kemi përgjigje.

Top Channel