Në fushë përfundoi me rrjeta të paprekura por në tavolinë me një rezultat aforfe, Roma humbet 3-0 kundër Veronës në Serinë A. Skuadra kryeqytetase vuajti sanksione nga Gjykatësi sportiv në Itali, për shkak të përfshirjes së talentit Amadu’ Diavara në një listë të gabuar, dhe jo në ata lojtarë me moshë madhore.

Nëse ishte një gabim i pafajshëm i drejtuesve apo një mënyrë për të fshehur të vërtetën duke futur të tjerë në listë, kjo mbetet për tu parë. Por fakti është se tani Roma e sheh veten me 0 pikë në kolonën e serisë A, dhe me një nisje të keqe përkundër ambicieve për tu kualifikuar në Champions.

Diavara u fut në listën Under 22 edhe pse e kishte kaluar moshën në muajin korrik. Sipas rregullores ai duhej të ishte në listën primare të trajnerit të Romës, por luajtur me statusin e U-22 në Verona, duke sjellë dhe humbje aforfe.

Top Channel