Boris Johnson do të mbyllë këtë të martë lokalet dhe restorantet në orën 10 të darkës. Për këtë arsye të hënën mbrëma të rinjtë britanik shfrytëzuan me sa mundën klubet e natës.

Studentët britanikë mbushën rrugët e qyteteve, ku në fotot e publikuara duket qartazi se ata e kanë tepruar jo pak me alkoolin. Kryeministri britanik ndërkaq, ka ritheksuar nevojën që njerëzit të ndjekin udhëzimet e distancimit social, të vendosin maska në fytyrë dhe të lajnë sistematikisht duart.

Këto masa vijnë pasi Britania e Madhe ka raportuar një shtim të numrit të të infektuarve ditët e fundit.

Përsa i takon bizneseve dhe shkollave ato do të qëndrojnë të hapura deri në masat e reja që mund të marrë qeveria, të cilat do të njoftohen nga Johnson ditën e sotme.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel