“Bonot e privatizimit”, a ishin një mashtrim financiar?! Sonte në Top Story, ora 22:30

22/09/2020 19:48

Bonot e privatizimit prej më shumë se 25 vitesh ishin letra me vlerë që qeveritë i hodhën për procesin e blerjes së fabrikave apo privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Gjithashtu, këto letra me vlera gjatë në dekadën e dytë të demokracisë së brishtë në Shqipëri po përdoren edhe për procesin e legalizimit të objekteve informale.

Dhjetëra e qindra ndërmarrje u privatizuan me anë të letrave më vlerë, por që më pas i humbi vlera e tyrë. Top Story i kushton një dokumentar special në lidhje me historinë e boneve të privatizimit, shkëlqimi dhe zhvlerësimi i  letrave me vlerë, duke ngritur këto çështje:

Në tregun e zi të këmbimit valutor, qarkullojnë mijëra bono privatizimi…. Si u kthyen ato nga letra me vlerë, në letra pa vlerë?

Të gjitha qeveritë dështuan në 25 vitet e fundit, që  t’i jepnin vlerën e duhur bonove të privatizimit….A ishin këto letra, një skemë e një mashtrimi të madh financiar?! Sa u emetuan në treg dhe kush përfitoi prej tyre? Përse populli nuk fitoi asgjë nga bonot, ndërkohë disa njerëz afër politikes u bënë milionerë brenda natës?

Për më tepër ndiqni sonte në Top Story, ora 22:30 ku flasin edhe ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë.

Top Channel