GJIROKASTËR- Një shkëndijë elektrike që nisi në kutinë e matësve n të energjisë elektrike ka djegur gjithë lëndën e parë në një fasoneri çantash në Gjirokastër.

Godina ka dëme të pakta ndërsa nuk ka lëndime në njerëz pasi në momentin e zjarrit nuk kishte nisur ende puna.

Dëmi sipas administratorëve është i konsiderueshëm. Duke qenë material letër dhe karton asgjë nuk i ka shpëtuar zjarrit. Dëme ka edhe në një pjesë të makinerive.

Top Channel