Trafikanti i dënuar me vdekje arratiset nga burgu prej kanalit të ujërave të zeza

22/09/2020 21:19

Një kinez trafikant drogash i dënuar me vdekje në Indonezi, ka bërë një arratisje të pabesueshme javës që shkoi duke dalë nga kanalizimet e ujërave të zeza, njoftoi policia vendase.

Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan, u burgos në Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta, për shpërndarje metamfetamine.

Por të hënën ai ishte arratisur pasi gërrmoi një vrimë nga qelia e tij në kanalet e ujërave të zeza e prej andjej doli në liri, tha zëdhënësi i policisë vendore Yusri Yunus.

Cai raportohet se kishte planifikuar arratisjen e tij prej 5-6 muajsh, sipas shokut të tij të qelisë, dhe kishte gërrmuar vrimën duke përdorur mjete të marra nga punimet e ndërtimit që po kryheshin në kuzhinën e burgut.

Cai kishte llogaritur kohën e arratisjes së tij gjatë periudhës së ndërrimit të rojeve, sipas zëdhënëses së drejtorisë së burgjeve Rika Aprianti.

Cai ishte dënuar me vdekje në 2017 për trafikimin e 135 kilogramë metamfetaminë të kristaltë.

Por kjo nuk ishte arratisja e parë e Cai pasi në 2017, ai kishte dalë nga qendra e paraburgimit të policisë duke shpuar një vruimë në murin e banjës.

Përfaqësuesit ligjorë të Cai nuk ishin të gatshëm për komente.

FOTO GALERI
1/3
Cai Changpan gërrmoi një vrimë nga qelia e tij në kanalet e ujërave të zeza e prej andjej doli në liri

Top Channel