Dy të arrestuar për përdhunimin barbar të fëmijës dhe gjyshes në zonën rurale franceze

22/09/2020 21:41
Xhandarmëria dhe policia lokale dislokoi helikopterë në operacionin e kërkimit.

Dy burra janë arrestuar sot në Fracnë për përdhunimin e një vajze 9-vjeçare dhe të një gjysheje, në një seri sulmesh seksuale të tmerrshme në zonat rurale të Francës.

Policia tha se dy të kërkuarit po udhëtonin me një makinë të vjedhur dhe u kapën në fshatin Saumur.

Testet e ADN-së po kryhen nga policia vendase pasi sulmet e rënda besohet se janë bërë vetëm nga një prej të dyshuarve.

9-vjeçarja ishte marrë peng në një makinë Citroën teksa shkonte për të blerë bukë në fshatin e qetë të Villiers, të dielën, kur dhe ndodhi sulmi.

Xhandarmëria dhe policia lokale dislokoi helikopterë në operacionin e kërkimit.

Vajza ishte gjetur pas pasi u deklarua e humbur dhe u dërgua në spitalin universitar të Poitiers, ku po merr ende kujdesje.

Përdhunimi tjetër, ai i gruas 73-vjeçare, është kryer të premten.

Kryebashkiaku i Villiers sugjeronte më herët se i dyshuari ishte “dikush nga jashtë fshatit”.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar informacione mbi të dyshuarit.

FOTO GALERI
1/2
Policia tha se dy të kërkuarit po udhëtonin me një makinë të vjedhur dhe u kapën në fshatin Saumur.

Top Channel