Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombi mëngjesin e sotëm. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Burrelit, ku një autobot është përplasur me një makinë.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes raportohet për të plagosur. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel