E shtunë, 01 Gusht 2020
11:39
Shërohet nga Covid-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19.

11:38
Shuhet Aneta Rama/ Partizani, mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme

Partizani shfaq hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit të vendit Edi Rama dhe Olsi Ramës që është në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kryeqytetas.

11:26
Koronavirusi në SHBA, 1400 viktima në një ditë të vetme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 31 korrik regjistruan mbi 1,400 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

11:20
Defekt në Tiranë, OSHEE: Ja zonat që janë aktualisht pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, Fakulteti i Juridikut, zona pranë Gardës së Republikës, rruga “Margarita Tutulani”, etj, pra një pjesë e Tiranës së Re, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

11:12
Video/ Radhë kilometrike automjetesh në aksin Orikum- Vlorë

Radhëve të gjata kilometrike nuk i kanë shpëtuar as pushuesit që kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në jug.

11:09
Forcimi i kapaciteteve për përballimin e COVID19, Manastirliu: Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

10:59
Zjarr masiv në një zonë pyjore në Devoll

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në fshatin Sul të Devollit.

10:53
Trump thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok

Trump thotë se do të ndalojë qasjen në aplikacionin TikTok – që është në pronësi të një kompanie kineze – me gjasë më 1 gusht.

10:44
Rinisin fluturimet nga Rusia në Turqi të pezulluara për shkak të COVID-19

Sot rinisën fluturimet nga Rusia për në Turqi, të cilat më herët ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

10:42
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Urdhri i Stomatologut: Humbëm një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë mjeke stomatologe.

10:38
Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme, plagoset njëri prej tyre/ Policia arreston 3 shtetas

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

10:32
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Thaçi: Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës.

10:27
Postimi prekës i Greg Ramës për humbjen e gjyshes: Përpjekjet e tua për të tejkaluar vështirësitë do jenë të paharrueshme tek unë!

Djali i kryeministrit Rama, Gregu ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes.

10:18
ISHP, njoftim për nënat e prekura me Covid-19, ja çfarë duhet të dinë

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.

10:13
Juventusi afër të fitojë garën për Jimenez

Juventusi thuhet se është shumë afër të fitojë garën për Raul Jimenez.Wolverhampton Wanderers e di se do ta ketë të vështirë të mbajë lojtarin në skuadër, andaj do të shesin atë në këtë verë.

10:07
Të shtëna me armë zjarri në Fier, 50 vjeçari përfundon në spital, autorët largohen më shpejtësi dhe djegin makinën

Mëngjesin e kësaj të shtune është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh., 50-vjeç në banesën e tezes së tij.

10:02
​BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze Sanofi për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.

09:57
Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të Covid-19, në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje, në Indi 764 dhe në Meksikë 688.

09:51
Panik pas të shtënave me armë, arrestohet 26-vjeçari. Shoku i tij në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

09:46
Kosova mund të bëhet edhe me një tjetër spital COVID

Si rezultat i numrit të madh të të infektuarve me koronavirus gjatë javëve të fundit, autoritetet përgjegjëse po shqyrtojnë mundësinë e krijimit edhe të një spitali tjetër Covid në vend.

09:35
Ambasada Amerikane: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës!

Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

09:27
Raporti i OKB-së: Është koha t’i marrim seriozisht shkaqet e pandemisë

• 75% e sëmundjeve infektive të reja janë zoonotike.
• Po ashtu edhe 60% e sëmundjeve të njohura infektive.
• 100 miliardë dollarë janë humbur nga sëmundjet zoonotike në dy dekadat e fundit – pa llogaritur COVID-19.

09:08
Ndërron jetë nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë. Prehu në paqe mam!

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

07:49
Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

E premte, 31 Korrik 2020
22:56
​Miku i Angelina Jolie zbulon sekretet e saj të fëmijërisë

Aktorja e njohur Angelina Jolie dikur ishte një vajzë e zakonshme, e cila pëlqente të kalonte kohën me shoqërinë e saj, dhe fantazonte për të dashurin me të cilin ishte dashuruar.

22:49
Conte: Ndaj Atalantës pa llogari, prisni gola dhe spektakël!

Antonio Conte shfaqet optimist në prag të sfidës me Atalantan, në një duel direkt për vendin e 2-të në Itali. Trajneri i Interit foli me superlativa për skuadrën e Gasperinit, por në të njëjtën kohë theksoi se pret një ndeshje shumë të bukur për t’u ndjekur dhe pa asnjë llogari brenda.

22:44
Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis sot shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për qarqet në brigjet e Atlantikut, ndërkohë që uragani Isaias pritet të godasë shtetin amerikan sonte, pas së cilës do të niset drejt veriut.

22:43
Pamje të rënda! Iu ngulën shufra hekuri në turp pasi ra në themelin e ndërtesës, burri shpëton mrekullisht…

Një burrë në Kinë ka arritur të shpëtoj mrekullisht pas një aksidenti të shkaktuar në punë.

22:24
Përfshihet nga flakët mali i Torovicës, banorët të vetmit që po përpiqen të shuajnë zjarrin

LEZHË- Zona e Torovicës dhe Balldrenit në Lezhë janë përfshirë nga flakët.

22:06
VIDEO/ Djali i vogël e “djeg” në dasmën e motrës, merr vëmendjen e të gjithëve

Një djalë i vogël, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në dasmën e motrës së tij.

22:06
Radhët në ambasadën shqiptare në Athinë, stafi vendos të punojë me orare të zgjatura

Mbas situatës së krijuar në ambasadën tonë në Athinë dhe radhëve të gjata që u shënuan atje gjatë paradites, stafi vendosi të punojë me orë të zgjatura, deri në përfundimin  e aplikimeve  për të gjithë emigrantët që ishin në radhë. 

21:56
Kukësi e mbyll sezonin pa trofe/ Drejtori teknik i skuadrës bën analizën e ekipit

Vendi i dytë në kampionat dhe asnjë trofe për skuadrën e Kukësit duket se përmbledhja e sezonit ka një rezultat negativ, për të mos e konsideruar tërësisht një sezon zhgënjyes. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i klubit verilindor Nderim Nexhipi analizon.

21:51
Burrat drogat, rokerët dhe aktorët e modeles rebele Kate Moss

Sipas disa zhurmave, ish-mbretëresha e pasarelave Kate Moss mund të thithte 2-3 gramë kokainë dhe të pinte gjysmë litri vodka brenda një mbrëmjeje.

21:50
Me dekoltenë e hapur dhe fundin e çarë deri në bel, Zaimina Vasjari bën paralajmërimin… (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vajsarim ka lajmëruar së fundmi rikthimin në muzikë pas pauzës katër vjeçare. Me një pozë mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me të verdha dhe e ulur në një karrige, jep lajmin e shumëpritur nga fansat.

21:37
Bashkia e Tiranës shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në ditën e Kurban Bajramit

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë pako ushqimore për besimtarëve myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

21:32
Shënohet një tjetër rekord ditor me koronavirus në të gjithë botën

Shumica e rasteve të reja janë në Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Afrika e Jugut, thotë OBSH. Ka 6812 vdekje të reja brenda 24 orëve.

21:25
Tragjike/ Infermierja vdes nga Covid-19, 24 orë pasi e deklaruan të shëruar

Një infermiere 43-vjeçare nga Argjentina, ka vdekur nga koronavirusi, pavarësisht faktit se 24 orë më parë mjekët e deklaruan atë të shëruar.

21:23
SHBA nis tërheqjen e trupave të Komandës së Afrikës nga Gjermania

Komanda Amerikane për Afrikën konfirmoi të premten se është në fazat e hershme të zhvendosjes së selisë së saj prej qytetit të Shtutgartit, ku ndodhet e dislokuar që prej ngritjes për herë të parë në vitin 2008.

21:15
Spanja me numër rekord të rasteve të reja pas heqjes së karantinës

Autoritetet shëndetësore spanjolle njoftuan sot se janë konfirmuar 1,525 raste të reja të infeksionit koronavirus, rritja më e madhe ditore që nga heqja e karantinës në qershor, duke thyer rekordin nga një ditë më parë.

21:11
Ndodh në Britaninë e Madhe/ Foshnja infektohet me koronavirus dy ditë pas lindjes

Një foshnjë në Britaninë e Madhe ka testuar pozitiv me COVID-19 vetëm dy ditë pasi ka lindur.

20:51
Dy të vdekur e dhjetra të palgosur në përplasjen horror të trenit në Portugali

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 57 janë plagosur sot në një aksident të shpejtësisë së lartë mes një treni pasagjerësh dhe një mjeti mirëmbajtjeje në Portugali.

20:50
Greqi/ Nuk kishte para për ta varrosur, gruaja mbante nënën e vdekur në dollap prej tre javësh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kallithea të Greqisë. Raportohet se një grua 58-vjeçare, që prej 7 korrikut, mbante në dollap të mbështjellë me najlon trupin e pajetë të nënës së saj 92-vjeçare.

20:48
Ndërron jetë doktoresha e QSUT, kolegët mesazh prekës

Është ndarë nga jeta doktoresha në QSUT, kirurgia Albana Çela. Lajmin e kanë bërë me dije nëpërmjet një postimi në Facebook Shoqata e Infermierëve ku i kanë bërë edhe një dedikim prekës.

20:38
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Mullet, reagon policia

Tiranë- Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të Mulletit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip “Foristradë”.

20:34
Është një nga vajzat me belin më të hollë në botë/ 23-vjeçarja tregon sekretin…

Një 23-vjeçare nga Myanmar, është konsideruar si një nga vajzat me belin më të hollë në botë.

20:30
Vietnami shënon vdekjen e parë nga koronavirusi, disa ditë pas evakuimit të 80,000 turistëve

Shteti më i suksesshëm mbi pandeminë Vietnami, ka regjistruar sot vdekjen e parë të lidhur me pandeminë e koronavirusit, i cili ishte një 70 vjecar u infektua nga sëmundja në një spital.

20:14
Austria rihapë kufijtë ajrorë me Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Austria ka hequr ndalesën e fluturimeve për shkak të koronavirusit me 18 vende, përfshirë edhe Kosovën, duke filluar nga data 1 gusht.

20:03
Pandemia i ndryshoi jetën/ 23-vjeçarja rrëfen se si COVID-19 e “inkurajoi” të humbiste në peshë (FOTO)

Pandemia e koronavirusit u shoqërua me izolimin e pothuajse të gjithë vendeve në botë. Si pasojë, e gjithë rrjedha e jetës u paralizua dhe njerëzit, për të parandaluar zinxhirin e infektimit, u detyruan për të qëndruar në shtëpi.

20:00
Imazhet e jashtëzakonshme! 39-vjeçarja që i bën vetes fotot perfekte anembanë botës (FOTO)

Kjo fotografe vishet për të bërë përshtypje! Anita Demianowicz udhëton anembanë botës duke kërkuar peizazhe të jashtëzakonshme për të fotografuar veten, e veshur me kostumin tradicional të vendit ku ndodhet.

19:57
Pandemia gjunjëzon Europën/ Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë në recesion

Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë në recesion pasi koronavirusi gjunjëzoi ekonomitë e tyre dhe pati kontraktime të mëdha në produktin e brendshëm bruto.

19:52
Vrasja e 23-vjeçarit në Elbasan/ Dyshohet se konflikti mund të ketë ndodhur për çështje droge

23 vjeçari Regis Runaj, i cili u ekzekutua në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës, rezulton që të ketë bërë rezistencë ndaj autorë të cilët qëlluan me thikë ndaj tij.

19:51
Vaksina amerikane në shënjestër/ Zyrtarët në SHBA se hakerat e lidhur me qeverinë kineze tentuan ti vjedhin

Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakera të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e koronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat.

19:49
3 viktima dhe 79 raste të reja/ 115 pacientë në spital, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 3 viktima, ndërsa ministria e shëndetësisë konfirmoi 79 raste të reja.

19:42
Reforma në arsim/ India ndalon mësimin në gjuhën angleze në shkollat fillore

Për herë të parë që prej pavarësisë së saj India nuk do të bëjë mësimin e shkollave fillore në gjuhën angleze, ka njoftuar qeveria, si pjesë e reformës së parë madhore në arsim.

19:38
Radhët në Athinë, MEPJ thirrje qytetarëve: Respektoni orarin e caktuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

19:37
Meta dekreton ligjin e zgjedhjeve, Presidenti: Dialogu, e vetmja rrugë drejt BE

Ilir Meta hodhi firmën mbi marrëveshjen e 5 qershorit, të përkthyer në 48 nene të reja të  kodit elektoral një ditë pasi  Parlamenti i dërgoi në zyrë e tij  dokumentin e  dakordësuar  me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.

19:30
Kosovë, s’ka falje në xhami/ Festa e kurban bajramit, besimtarët vijuan vizitat te të afërmit

Ndryshe nga Fitër Bajrami, për Kurban Bajram qytetarëve u janë lejuar vizitat mes vete.

19:29
Foto që do t’iu lenë pa fjalë/ Kafshë gjigante dhe njerëz fare “të vegjël”…

Ka shumë kafshë në rruzullin tokësor me përmasa të mëdha.

19:23
BE bllokon fondet për gjashtë qytetet që e shpallën veten ‘Zona pa LGBT’

Bashkimi Evropian është kundërpërgjigjur sot duke bllokuar fondet e “binjakëzimit” për gjashtë qytete të Polonisë që së fundmi e shpallën veten “LGBT-Free.”

19:17
Nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Karavastasë, CEO i Voltalia: Ekipi në MIE ka kryer gjëra që pak qeveri në botë kanë qenë të afta të bëjnë

Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë franceze Voltalia duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

19:15
Dëshironin foto perfekte nga pushimet, por doli diçka që u prishi planet (FOTO)

Kur vjen sezoni i pushimeve, të gjithë presin me padurim që të bëjnë gati valixhet dhe të nisen drejt destinacionit që kanë zgjedhur për t’u relaksuar.

19:14
Nuk besonte tek koronavirusi por u infektua vetë me të/ Presidenti i Brazilit: Ende marr antibiotikë…

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në fillimet e pandemisë globale COVID-19, u tregua skeptik sa i takon ekzistencës së virusit.

19:09
BE sanksione ndaj zbulimit rus dhe kompanive kineze e koreano-veriore

Bashkimi Evropian vendosi sanksione financiare si dhe ndaloi udhëtimin e zyrtarëve të departamentit të shërbimit ushtarak rus të zbulimit dhe kompanive nga Koreja e Veriut dhe Kina për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në sulme të mëdha kibernetike në të gjithë botën.

19:07
Rriten infektimet me Covid-19 në Greqi, shpërthimi i rasteve ndodhi në disa dasma! Qeveria merr masa të reja

Rritje e konsiderueshme e rasteve të të prekurve me koronavirus është regjistruar sot në Greqi sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile që ka komunikuar masa të reja gjatë konferencës së shtypit pasditen e së premtes.

18:53
“Kam në duar fëmijën tonë”/ Gruaja shfaqet në mes të dasmës dhe i “kërkon” llogari dhëndrit (VIDEO)

Martesa për shumëkënd është konsideruar si dita më e bukur e jetës. Por një gjë e tillë nuk rezultoi për një çift, kur pak para sa të merrnin bekimin e priftit, një grua shfaqet në dasmë dhe pretendon se ajo dhe dhëndri kanë një fëmijë bashkë.

18:51
Dokumentet e gjyqit/ Si i mësonte ‘tutorja e Epstein’ minorenet të bëheshin skllave seksi

Një viktimë e trafikut seksual të rrjetit të financierit Jeffrey Epstein tha se ‘tutorja’ e tij Ghislaine Maxwell ka abuzuar seksualisht vajzat minorene dhe e ka udhëzuar si të abuzohet seksualisht nga të tjerët.

18:50
Pamjet/ Pas temperaturave të larta në Kosovë bie breshër me madhësinë e topit të tenisit

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë ditës, Komuna e Drenasit është përfshirë nga breshëri në orët e pasdites.

18:43
​Ibrahimoviç mbetet në Milano, kjo është paga e tij

Futbollisti më i mirë i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do të qëndrojë në “San Siro” edhe sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta delo Sport.

18:31
​Gjermania kundër zhvendosjes së brendshme të migrantëve nga Greqia

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka refuzuar një kërkesë të landit të Berlinit për të marrë 300 refugjatë të cenueshëm nga Greqia.

18:30
Kosovë/ Policia mbyll pishinat e hapura në kundërshtim me vendimet anti-Covid-19

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në disa rajone veprime ndaj disa personave/pronarëve, që kishin hapur pishinat e tipit të hapura, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkak të pandemisë COVID-19.

18:29
Presidenti Meta takon Ambasadorin e Egjiptit me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Khalil, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. 

18:26
“Politika është konsumuar, nuk bind”/ Prof. Përparim Kabo: Shpresa tek vota e emigrantëve

Me 106 vota pro, u miratuan në parlament të enjten, ndryshimet Kushtetuese, të cilat i hapin rrugë implementimit të listave të hapura dhe ndryshimit të koalicioneve parazgjedhore. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë çelësi i zgjidhjes sipas profesorit Përparim Kabo. Profesori ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel dhe tha që sipas tij zgjidhja qëndron tek vota e emigrantëve, të cilët të gjithë bashkë janë jo pak.

18:08
Do kalonte tranzit edhe në Durrës/ DEA amerikane dhe policia greke kapin 70 kg kokainë në një konteiner me banane nga Panamaja

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Forcat Speciale të rojës bregdetare, sekuestruan një sasi prej 70 kg kokaine e pastër.

18:03
Kampionia bukuroshe e notit pozon në pishinë me flamingon, duke marrë rreze në diellin e Kalifornisë (Foto)

Kampionia botërore e stilit bretkosë, rusja Yulia Efimova ka kënaqur së fundmi fansat duke pozuar nga pishina me një flamingo të fryrë me ajër, edhe pse pranon se izolimi i koronavirusit e ka lënë jashtë formës sportive.

17:57
Prof. Kabo Top Talk: “Shuplakë” politikës, keni mbaruar ciklin. SPAK t’iu hetojë pasuritë

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar profesor Përparim Kabo. Gjatë fjalës së tij profesor Kabo, foli mbi rëndësinë e SPAK-ut (Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion).

17:54
Përfshihet nga flakët furgoni me të cilin po udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Ishin nisur për t’u argëtuar dhe për t’ia kaluar bukur mes miqsh, por udhëtimi i tyre mund të ishte kthyer në një tragjedi.

17:52
OBSH: Të rinjtë paraqesin rrezik për përhapjen e COVID-19

Rritja e ritmeve të infektimeve me koronavirus në shumë vende është “nxitur pjesërisht nga të rinjtë që tregohen më të shkujdesur gjatë stinës së verës në Hemisferën Veriore,” tha të enjten Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

17:42
Detajet/ Mbytja e 18-vjeçarit në lumin Drini i Zi, të rinjtë bënin rafting, rrjedha e mori për 6 km

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e një 18-vjeçari në ujërat e lumit Drini i Zi në Dibër. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima quhet Edison Zuna dhe ai së bashku me tre shokë të tjerë po bënin rafting.

17:34
Britanikes, ish-nuse e luftëtarit të ISIS, i refuzohet hyrja në vend

Qeveria britanike tha sot se ka fituar të drejtën të ndalojë apelin Shamima Begum kundër heqjes së qytetarisë britanike, pasi ishte larguar nga vendi pesë vjet më parë për t’u bashkuar me grupin ISIS, kur ishte 15 vjeçe.

17:30
Trump nuk pranon të tërhiqet nga propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka refuzuar sot të tërhiqet nga sugjerimi i tij i diskutueshëm që zgjedhjet e nëntorit të shtyhen, duke këmbëngulur se ‘s’dëshiron të shohë zgjedhje të shtrembëruara”, pasi ai vazhdon të pretendojë se votimi me postë, i cili pritet të bëhet për shkak të COVID-19, mund t’i hapë rrugën mashtrimeve.

17:29
Hong Kongu shtyn zgjedhjet me një vit për shkak të COVID-19

Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lamm njoftoi të premten se qeveria do të shtyjë zgjedhjet legjislative me një vit, duke theksuar përkeqësimin e përhapjes së koronavirusit në qytetin gjysëm-autonom të Kinës.’

17:09
4 të mbytur në 24 orë në lumenjtë Bunë, Vjosë e Drini i Zi

Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

17:07
SHBA, një marins i vdekur e tetë të humbur në misionin stërvitor me mjete amfibe

Forcat e Ekspeditave Detare të SHBA raportuan një aksident të rëndë gjatë një misioni stërvitor me mjete amfibe sulmi në brigjet jugore të Kalifornisë.

16:56
FOTO/ Si u fal namazi i Kurban Bajramit në të gjithë botën, pjesë e galerisë edhe Shqipëria

Miliona myslimanë në të gjithë botën, festuan këtë të premte festën e Kurban Bajramit. Mirëpo, si pasojë e pandemisë së koronavirusit kjo festë u festua komplet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

16:48
Aksident pranë Institut Bujqësor, 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë një të moshuar

Tiranë- Një aksident fatal i ka kushtuar jetën një 71-vjeçari në zonën e Institut Bujqësor.

16:41
Mbytet një 18-vjeçar në lumin Drini i Zi

Një tjetër  person është mbytur në lumë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 18-vjeçar i cili ka humbur jetën pasi është futur duke u larë në lumin Drin.

16:40
Femra godet luanin mashkull me kthetra në ritualin e frikshëm të para-çiftimit (video)

Një përballje e dhunshme e ritualit të para-çiftimit është kapur së fundmi mes një luani aziatik dhe një femre që ulërinte e godiste më të gjithë forcën mashkullin.

16:31
U fut për t’u larë, mbytet 30-vjeçari në lumin Vjosë

FIER- Një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin Selishtë.

16:27
FOTO/ E dhimbshme! Momenti kur turisti britanik rrëzohet nga shkëmbi 30 metra i lartë

Me lehtësimin e masave kufizuese të COVID-19, mijëra turistë nëpër botë kanë nisur pushimet e tyre.

16:18
​139 raste të reja dhe 5 viktima në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1.377 teste për COVID-19, prej të cilave 139 kanë rezultuar pozitivë, si dhe janë shënuar pesë raste të reja me përfundim fatal.

16:13
​Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve me përfundim fatal si pasojë e koronavirusit, ku vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 31 vdekje.

16:10
Vdes qeni i parë nga koronavirusi, tre muaj pas infektimit

Një pastor gjerman i konfirmuar si rasti i parë i koronavirusit te qentë, ka vdekur së fundmi në SHBA.

16:06
COVID-19/ Ulen infektimet, 3 humbje jete dhe 69 të shëruar në 24 orët e fundit

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

15:50
Me maska në plazhin e Durrësit/ Të huajt që pushojnë në Shqipëri, ndjehen më të sigurt

Këtë verë, njerëzit po mundohen të mbrohen jo vetëm nga dielli dhe temperaturat e larta, por edhe nga Covid-19. E ndërsa shifrat e të prekurve rriten, në plazhe vështirë të ruash distancën fizike dhe aq më pak të mbash një maskë në fytyrë.

15:50
Pasoja nga mbyllja e shkollave/ Fëmijët dëshirojnë që të kthehen në klasa në shtator

Një studim i publikuar në revistën “Science”, thotë se mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, do të linte shenja të pashlyeshme për një gjeneratë të tërë.

15:42
Dy të mbytur në lumin Buna/ Humbën jetën një 14 vjeçar dhe një 39 vjeçar që shkoi ta shpëtonte

Dy persona kanë humbur jetën në ujërat e lumit Buna në Shkodër

15:38
Artan Hoxha, rektor i UT/ Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet në universitete

Gara zgjedhore për drejtuesit në 12 universitetet publike përfundoi, ku kryesisht në detyrë janë rizgjedhur rektorët e mëparshëm, ndërsa ndryshime ka patur në universiteti bujqësor, universiteti “Fan Noli” në Korçë dhe Universiteti i Tiranës, ku janë zgjedhur rektor të rinj Dhimitër Bello në Universitetin Fan Noli, Fatbardh Sallaku te Bujqësori dhe Artan Hoxha te Universiteti i Tiranës.

15:30
Meta dekreton marrëveshjen e 5 qershorit me kodin e ri zgjedhor

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas marrëveshjes së 5 qershorit.

15:28
Shifra të frikshme në Kosovë/ 15 humbje jete në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e koronavirusit.

15:23
Falsifikuan dokumentat, arrestohen katër shqiptarë dhe dy grekë në pikën kufitare të Kakavijës

4 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas Grekë janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës, pasi sipas autoriteteve policore greke akuzohen se kanë falsifikuar formën e posaçme që nevojitet për kalimin në pikat kufitare, PLF.