Rama i premton Dukës se kërkesat e futbollistëve do të miratohen

23/10/2020 14:49
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Sipas gazetarit të Top Channel, ai ka premtuar se do të miratojë kërkesat e futbollistëve.

“Futbolli do të fillojë shumë shpejt”, kështu ka thënë kryeministri.

Kujtojmë se futbolli shqiptar ka bojkotuar që më 12 shtator fillimin e kampionatit shqiptar deri në plotësimin e  4 kërkesave të  vendosura nga Liga Profesioniste e Futbollit. Drejtuesit e 10 ekipeve të Superligës janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij bojkoti.

Më 20 tetor, takimi i fundit në Ministrinë e Financave i Ligës profesioniste ka zgjidhur pjesën më të madhe të kërkesave. Ndërsa Fidel Ylli ka thënë se është plotësuar 90% e kërkesave.

 

Top Channel