Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

23/10/2020 13:26

Në Rusi me 17.340 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 17.340 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.480.646, ndërsa me 283 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 25.525.

Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.119.251, përfshirë 11.263 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind është rritur sërish në 1,2 për qind dhe te 27,7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në 24 orët e fundit janë kryer 546 mijë teste

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.478 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 386.908, ndërsa me 62 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.249.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 546 mijë teste të dyshuara për COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 56.2 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Shifrat më të larta të rasteve ditore në vend që nga shpërthimi i pandemisë janë shënuar më 20 tetor me 16.319 raste dhe dje me 15.971 raste. Ndërsa po dje me 317 vdekje u regjistrua shifra më lartë e vdekjeve ditore deri më tani.

Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendosën masat për mbajtjen e maskave dhe të distancimit fizik.

Top Channel