Belgjika krijoi një precedent të rrezikshëm kur në muajin prill mbylli kampionatin e futbollit para kohe për shkak të pandemisë, duke shpallur Bryzhin kampion në tavolinë.

Por qeveria e këtij vendi preferoi sërish të jetë e kujdesshme duke parë numrat në rritje të të infektuarve, duke rimbyllur stadiumet e duke i mohuar sërish tifozëve, prezencën e tyre.

Komiteti i Konsultimit mori vendimin drastik duke hequr edhe numrin e limituar të spektatorëve në 1/3 e stadiumeve pasi koronavirus është rikthyer me ritme të frikshme. Situata e pandemisë nuk është aspak e mirë pasi veç spitaleve që po mbushen, edhe skuadrat e futbollit kanë raportuar numra rekord të lojtarëve të prekur.

Mjafton vetëm një shembull. Skuadra e Beveren ka 17 futbollistë të prekur nga koronavirus dhe do të kërkojë anulimin e ndeshjes ndaj Sharlërua në  kampionat, për herë të dytë radhazi pas asaj ndaj Ostende. ka edhe ekipe të tjera si Freethiel që nuk ka zbritur fare as ëpr stërvitje.

Në Belgjikëtë mërkurën e ardhshme do të luajë në Ligën e kampioneve ndaj bryzh, edhe skuadra e lacios. në stadiumin Jan Breidel nuk do të lejohen spektatorë të pranishëm dhe ata që kanë blerë bileta, do rimbursohen.

Top Channel