149-vjetori i lindjes së Fishtës/ Përfundon restaurimi i shtëpisë ku ka jetuar shkrimtari

23/10/2020 15:56

Sot  është 149 vjetori i lindjes se kolosit të letrave shqipe At Gjergj Fishta pikërisht në ketë dhomë ka kaluar një pjesë të jetës së tij dhe ka shkruajtur vargje të shumta  për vite me radhë figura dhe vepra e Fishtës u la në harresë dhe rikonstruksioni i kësaj shtëpie duket si një dritë shprese sipas studiuesit dhe botuesit të veprës së Fishtës, Frano Kulli.

“Shtëpia e Fishtës u restaurua por tani sipas Paulin Zefit kjo shtëpi duhet të kthehet në muze në të kundërt kjo do të shkojë sërish drejt degradimit”, tha Frano Kulli.

“Familjarët e Fishtës gjithashtu shprehen mjaft të lumtur se Fishta tashmë do të lartësohet nga të gjithë”, tha Paulin Zefi.

“Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare  është ati françeskan Atë Gjergj Fishta , i cili më shumë se cilido shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar”, tha Agron Ndoka,  stërnip i Fishtës.

Top Channel