Një 31-vjeçar është arrestuar në lagjen nr. 7 të Korçës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Personi në fjalë rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër jetës e lirisë së personit.

Bëhet fjalë për K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbjatja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”).

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Top Channel