Lezhë/ Makina del nga rruga ,shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

23/10/2020 17:18

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës gjatë pasdites të kësaj të premteje (23.10.2020).

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

 

Top Channel