Rama nga inaugurimi i shtëpisë së poetit: Gjergj Fishtës nuk mundën t’ia shkatërronin lahutën

23/10/2020 13:40

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fishtë të Lezhës, në inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ai tha se një ndër figurat më të shquara shqiptare është poshtëruar, por përsëri nuk mundën që t’ia shkatërronin “Lahutën e Malcis”, veprën më të madhe të tij edhe pse e bënë shumë të vështirë që ajo të mbërrinte deri në kohët e sotme.

“Përpara se të vija këtu, rrugës shkruajta një tekst të shkurtër. Naimi dhe Fishta janë vërtet të ngjashëm, në shërbesën e tyre ndaj kombit, në vendosjen e shpirtit dhe fjalës në dispozicion të arsenalit më të fuqishëm të armëve për ti rezistuar kohës, janë si dy krenat e shqiponjës njëri geg e tjetri toskë, dy përçues të gjuhës, krijuan muzikë të ndryshme por kanë një lidhje shumë të ndjeshme, siç e ka shqipja, pavarësisht gegërishtes dhe toskërishtes që janë si dy krahët e saj. Dua të kujtoj detajin e poshtërimit të Fishtës, ata nuk mundën që t’ia shkatërronin lahutën edhe  pse e bënë shumë të vështirë që ne ta preknim apo ta lexonim, i përdhosën varrin dhe eshtrat. Fryma e një poshtërimi që zgjati me dekada, fatkeqësisht për Fishtën gjërat nuk shkuan aq mirë, ai u mor dhe u përdor si këto dekorata që shpërndahen sot, pasi janë si ato dekorata për ata  i japin me një fuqi imagjinare mbi të tjerët”, tha Rama.

Top Channel