160 përdhunime dhe sulme seksuale/ Kapet në Francë 52-vjeçari i tmerrshëm

23/10/2020 11:52

I dyshuar për plot 160 përdhunime dhe sulme seksuale, një 52-vjeçar italian është ndaluar nga policia franceze në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut.

Personi në fjalë akuzohet se ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht fëmijët e shokëve të tij midis viteve 2000-2014.

Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij.

Top Channel