“I dha nënshtetësinë një vrasësi”, Meta hedh poshtë deklaratën: Shpifje të Rilindjes!

23/10/2020 13:08
Presidenti Ilir Meta

Mbrëmjen e djeshme në “Open”, analisti Carlo Bollino deklaroi se presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë një personi që ka kryer 5 vrasje më parë, pas debatit të krijuar për 800 nënshtetësitë e dhëna nga ai në 3 vite.

Gjatë prononcimit ditën e sotme, njëra nga gazetaret e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë, ndërsa presidenti ka hedhur poshtë akuzat. Ai ka theksuar së këto janë thjesht shpifje të Rilindjes.

“Ma thuaj emrin, pse më habit, pse merreni me shpifjet e rilindjes, vetëm shpifje propagandë, ata thanë që Ilir Meta takon persona të botës së krimit. H më thuaj kë kam takuar, thuaja asamblesë tradhtare. Nëse unë kam takuar, unë jap dorëheqjen. Ata po që kanë takuar kriminelë, nuk ju mjaftojnë dosjet e Shijakut e Dibrës?”, është shprehur Meta ditën e sotme.

Top Channel