Holanda konfirmon 2 raste të gripit të shpendëve

23/10/2020 12:19

Fermerët në Holandë janë urdhëruar t’i mbajnë të gjithë zogjtë brenda fermave të pulave pasi vendi konfirmoi dy raste të gripit të shpendëve.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, dy nga gjashtë mjellmat që u zbuluan në provincën Utrecht rezultuan pozitiv në gripin e shpendëve.

Një rosë e egër që ngordhi në të njëjtin rajon po ashtu dyshohet se ishte e infektuar me virusin.

Ministrja e Bujqësisë, Carola Schouten kërkoi nga fermerët të mbanin shpendët brenda fermave të pulave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ekspertët e ministrisë mendojnë se virusi mund të ketë ardhur në Holandë përmes zogjve që migrojnë nga Rusia ose Kazakistani.

Gripi i shpendëve asgjësoi më shumë se 30 mijë zogj në fermat e vendit në vitin 2018.

Top Channel