Më në fund ka mbërritur “Letter To You”, albumi i ri i shumëpritur i Bruce Springsteen bashkë me E Street Band, i pari gjashtë vite pas albumit High Hopes.

Një punë e madhe, thuajse klasike, që ngre një urë mes të shkuarës dhe të tanishmes nga momenti që tre prej 12 këngëve janë shkruar në fillim të viteve 70 dhe kishin mbetur deri më tani të papublikuara.

“Adhuroj esencën thuajse mallëngjyese të Letter to You”, ka thënë Springsteen, “dhe adhuroj tingujt e E Street Band që luan live në studio në një mënyrë që thuajse nuk e kishim bërë më parë, pa asnjë prekje. E kemi realizuar albumin në vetëm pesë ditë dhe ajo që ka rezultuar në fund është një nga eksperiencat më të bukura të regjistrimit që kam përjetuar ndonjëherë”.

Për diskun ishte folur prej kohësh, por u desh periudha e izolimeve në botë që ai të merrte formën përfundimtare. Bashkë me albumin, ka dalë ekskluzivisht në Apple Tv+ edhe një film dokumentar, “Bruce Springsteen’s Letter to You” që mban prapaskenat e procesit krijues që cuan në realizimin e albumit. Shkruar nga Springsteen dhe i drejtuar nga Thom Zimny, filmi është një nderim për E Street Band, për muzikën rok dhe rolin që ajo ka patur në jetën e vetë artistit.

Top Channel