Triumfi në ndeshjen e parë në grupet e Europa Ligës rikonfirmoi formën pozitive të Milanit që duket se nuk po ndalet më që prej zbarkimit të Zllatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez nuk shënoi në Skoci kundër Celtic  por dha provën e qartë se vite për të janë vetëm një numër, e ky duket se është sekreti i një Milani që nuk ka ndërmend të frenojë, pasi mori fitoren e tetë radhazi të sezonit dhe është ende i pamposhtur.

Të gjitha këto suksese me lehtësi të pabesueshme, të pamendueshme vetëm disa muaj më parë. Falë trajnerit Stefano Pioli i cili ndërtoi një grup të vërtetë duke punuar shumë edhe në kokat e lojtarëve drejtuesit tani po korrin fryte. Tani të gjithë ndihen të rëndësishëm dhe demonstrimi më i qartë ka ardhur kundër Celtic, çertifikimi që kuqezinjtë mund të bëjnë diçka të shkëlqyer këtë sezon, pse jo të marrin dhe titullin.

Milani nuk e ndryshoi lojën e tij në transfertën ishullore dhe tre golat erdhën nga Kruniç, Diaz dhe Hauge, të cilët nuk ishin përdorur deri më tani. Kjo është fuqia e grupit ku nuk ka më rreshta të parë dhe të dytë. Në mesfushë, Kessie, Bennacer, Tonali dhe Kruniç të ndryshëm janë të këmbyeshëm pa ndryshuar stilin dhe mentalitetin. Një shenjë se rruga e marrë nga Pioli në fushë dhe nga menaxhmenti në treg ishte e duhura.

Tashmë janë 10 lojtarë që kanë shënuar këtë sezon. Një grup kompakt që gjithashtu di të vuajë dhe nuk cënohet në vështirësitë e para si në të kaluarën. Një pikë kthese që filloi muaj më parë pas bllokimit dhe vazhdoi ditë pas dite, nën zhurmën e Ibrahimovic

Top Channel