Inagurimi i shtëpisë së Gjergj Fishtës/ Rama: Program në kërkim të rrjetin të gjurmëve fishtjane

23/10/2020 14:00

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fishtë të Lezhës, në inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku tregoi se është rishpallur monument kulture.

Ai dha një lajm të mirë në lidhje me pasqyrimin e figurës së Fishtës në ditët e sotme, ku programi “Gjurmët e Jetës së Fishtës”, do të vihet në kërkim të rrjetit të gjurmëve fishtjane në të gjithë vendin por dhe jashtë tij.

“Shtëpia është rishpallur monument kulture, kemi hartuar projektin e restaurimit të saj, por jemi duke ecur me programin e quajtur “Gjurmët e Jetës së Fishtës”, rrjet të gjurmëve fishtjane të të gjithë vendit por dhe jashtë tij, që nga Famullia e Troshanit, shkolla Franceskane në Shkodër, biblioteka brenda kuvendit dedikuar atij, kuvendi i Troshanit ku ai u rikthye në vendlindje si mësues. Do të krijojmë një kënd të posatshëm për Fishtën. Besojmë që duhet dhe do të gjejmë mënyrën që të rikthejmë, pasi ka qenë një ndër momentet më epike të Fishtës, mbrojtja që i ka bërë Komitetit Mysliman, ku sipas tij Shqipëria nuk ishte as myslimane as e krishterë,por myslimane e krishterë. Ai është shkëmb i shpirtit shqiptar. Dua t’ju falenderoj duke u larguar sot nga një gjurmë fishtjane për tu rikthyer në aktivitete të tjera që do të kremtojnë intererarin e Fishtës”, tha Rama.

Top Channel