“E degraduar”/ Elton Ilirjani, deklaratë të fortë: Familja shqiptare e bën atë punë edhe treshe, edhe katërshe

23/10/2020 14:12

Elton Ilirjani, i njohur ndryshe si biznesmeni gay ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Në studio u fol mbi deklaratën e bërë nga Papa Françesku, i cili është shprehur pro martesave të dy personave me gjini të njëjtë, duke thënë se “edhe ato janë bijtë e Zotit”. Ilirjani tha në studio se Papa pas disa kohësh do të celebrojë martesa të personave gay.

Ai shtoi se Papa Françesku vjen nga Argjentina, një vend ky ku sipas tij meshkujt gay janë shumë të bukur. Ndër të tjera ai e cilësoi Papa Françeskun si një person shumë seksi. Ilirjani shtoi se sipas tij familjet shqiptare janë të degraduara, madje thotë ai, meshkujt shqiptar kryejnë marrëdhënie me meshkuj edhe në sy të grave të tyre.

“Unë pastorët i kam fiksim, sepse janë predikues. Një pastor më tha dje të sjell shokët e tu ti shëroj. Njerëzimi do të shkojë drejt zhdukjes së gjinisë të tanishme. Njerëzimi nuk do të merret me urrejtje. Papa do të bëjë martesa gay, vjen nga Argjentina, vjen nga një vend hot, ku homot janë më të bukurit. Familja shqiptare e bën atë punë edhe treshe, edhe katërshe. Familja shqiptare e degraduar ka qenë. Është krijuar një ide që familja duhet patjetër. Unë njoh burra ta bëjnë atë punë në sy të grave. Të gjithë i ke perversë. Në vend të flasin për drogën merren me gay-t se si e trajtoj unë menderen time. Ka fituar më shumë ndjekës, i ka bërë mirë Vatikanit. Ai është flori, është shumë seksi. Në Manhattan kishat kanë flamurin LGBT”, tha Ilirjani ndër të tjera.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel