Shokojnë me deklaratat dy yjet amerikane: Kemi pasur kontakte direkte me alienë!

23/10/2020 13:52

Në një intervistë të kohëve të fundit këngëtarja amerikane Miley Cyrus ka thënë se ka pasur një takim “të afërt” me një UFO, dhe se ka shikuar në sy “pilotin alien që drejtonte mjetin”. Madje ajo nuk është vetmja figurë publike që raporton eksperienca të “botëve të tjera”.

Duke folur me stilistin Rick Owens, 27-vjeçarja Cyrus pretendonte se duke udhëtuar në jug të Kalifornisë me një shoqe, ishin ndjekur nga një “disk flulturues.”

“Po udhëtonim me makinë në San Bernardino me një shoqe, kur nisëm të ndiqeshim nga një lloj UFO-je,” thotë Cyrus duke shtuar se“më herët kisha blerë dyll kanabisi në një dyqan duhani, kështu që mund të ketë qenë ndonjë efekt i paditur i dyllit”.

Por Cyrus thotë se dhe makina të tjera e panë eventin siç e dëshmon dhe bashkëudhëtuesja e saj. Cyrus pretendon se kishte parë në sy pilotin e mjetit, por nuk u ndje fare e kërcënuar nga shikimi.

Ende nuk është konfirmuar nga figura më autoritare nëse pretendimet e Cyrus vijnë nga eksperienca reale apo ide të krijuara nga bota e saj e fantazisë.

Por çuditërisht edhe kolegia e saj këngëtare Demi Lovato pretendon të ketë pasur kohët e fundit episode të tipit alien.

28-vjeçarja tregoi në një postim në Instagram për eksperiencën në parkun kombëtar Joshua Tree në jug të Kalifornisë, teksa shoqërohej nga Dr. Steven Greer, figurë e vetëshpallur autoritare mbi “UFO-t, inteligjencën jashtë-tokësore, dhe nisjen e kontakteve me civilizimet jashtëtokësore.”

“Kam provuar disa ndjesi jashtëzakonisht të thella pamjeje si larg në qiell dhe disa metra larg meje”, shkruante Lovato në Instagram, shoqëruar me një imazh të paqartë të qiellit të Kalifornisë.

Lovato i ka bërë thirrje njerëzve të “meditojnë dhe të vendosin kontakte” me alienët, pasi sipas saj nëse njerëzit e bëjnë këtë do të detyronin qeveritë të pranonin ekzistencën e alienëve dhe do të ndalonin shkatërrimin e planetit.

Top Channel