E martë, 15 Shtator 2020
15:28
Rrahin policin gjatë detyrës, arrestohen dy të rinjtë në Tepelenë

Dy të rinj janë arrestuar në pedonalen e Tepelenës se kanë goditur policin gjatë ushtrimit të detyrës.

15:25
Investimet në arsim/ Veliaj inspekton shkollën e rikonstruktuar në Ndroq

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot marrjen e masave në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq,e cila është rikonstruktuar me kushte më të mira për 270 nxënësit e saj. Veliaj tha se bashkia ka mbajtur fjalën duke investuar njësoj, me të njëjtën cilësi, si në qendër, edhe në periferi.

15:22
Universiteti, mbyllet raundi i parë/ Më 19 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve

15 shtatori  shënon mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, në 35 universitetet publike dhe private të vendit.

15:17
Ersekë, 10 mësues me Covid/ Mbi 200 fëmijë nuk mund të ndjekin mësimin e plotë

10 mësues të kësaj shkolle 9 vjeçare në Ersekë u vetë izoluan pasi sanitarja e shkollës rezultoi pozitive për Covid 19. Në 13 shtator, një ditë para hapjes së shkollës mësuesit njoftuan për disa nga klasat e ciklit fillor se nuk do të zhvillonin mësimin për shkak të situatës. 

15:14
“Më kapi prej fyti…”/ Gruaja që rrahu vjehrrin në Lezhë tregon se si ndodhi ngjarja

Historia e Valentina Pemës është tipike e një gruaje në fshatrat veriorë të Shqipërisë, e cila nuk ka një jetë të lirë, e martuar me shkuesi që 16 vjeç me një burrë që nuk e donte dhe e detyruar që t’i shërbente gjithë familjes së tij.

15:14
Mësimi, 25 minuta nuk mjafton/ Nxënësit ankohen për maskat, prindërit për shkollën me turne

Dita e dytë e shkollës ka pothuajse të njëjtat problematika si në 14 shtator. Grumbullime të mëdha, vështirësia e mbajtjes së maskës apo dhe organizimet e ditës së prindërve për të dërguar e marr fëmijët për shkak të orareve mësimore të shkurtuara.

15:10
5 shtete, kufirin hapur Shqipërisë/ SHBA, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia

Të udhëtosh në kohë pandemie është luks, për shkak të masave shtrënguese  si pasojë e Covid 19.

15:05
Një i vdekur dhe 71 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

15:03
Cakaj në Komisionin e Integrimit: Plotësimi i kushteve kërkon angazhim maksimal nga të gjitha institucionet

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, bëri me dije se pjesëmarrja e tij, ditën e sotme, në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evropian, kishte në fokus diskutime mbi punën e pakursyer politike, diplomatike e institucionale të Qeverisë, për të avancuar më tej në procesin e integrimit evropian.

14:56
Torreira largohet nga Arsenali, rikthehet në Serie-A

Mesfushori nga Uruguaji Licas Torreira mund të largohet nga Arsenali shumë më herët se sa ishte pritur, raporton “Sky Sport Italia”.

14:53
Depay së shpejti konfirmohet si lojtar i Barcelonës

Memphis Depay së shpejti pritet të prezantohet si lojtar i Barcelonës, raporton mediumi holandez “De Telegraaf”.

14:45
“Miss& Mister Turizmi 2020” nën efektin e COVID-it, cilët janë bukuroshët që rrëmbyen çmimin

Spektakli i bukurisë “Miss& Mister Turizmi 2020”, i cili mbledh rreth vetes të rinj e të reja që pushojnë në brigjet e Adriatikut nuk ka munguar as në këtë sezon të pazakontë turistik.

14:31
Zjarr në Lezhë/ Era po favorizon flakët, rrezikohen banesat aty pranë

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Manati të Lezhës në pjesën e malit.

14:29
Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për prodhim e kultivim droge 

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e policisë 4 të dënuarve për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

14:21
Kosovë/ Ministria e Ekonomisë jep 100 mijë euro që Suhareka: Të përfundojë Parkun e Dëshmorëve

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

14:17
“Të vihet drejtësia!”/ Historia e trishtë e burrit të dhunuar nga bashkëshortja

Zef Ahmetaj vendosi që në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të tregonte historinë e tij të dhimbshme të jetës.

14:16
Ambasadori i Italisë takohet me Hysenin, flasin për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar me koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni.

14:14
Kombëtarja e Kosovës për Femra fillon përgatitjet për sfidën ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës (femrat) sot fillon përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ku do të ballafaqohet me skuadrën përfaqësuese të Estonisë.

14:13
Koronavirusi/ Kjo është situata në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.054 vdekje, në Brazil 381 dhe në Meksikë 228.

14:11
Agjenti zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

Lautaro Martinez do të qëndrojë në Inter përkundër zërave që e lidhnin me Barcelonën dhe Real Madridin.

13:43
Flukset nga Covid-19 dhe gripi, Manastirliu: Në vjeshtë-dimër dyfishojmë kapacitetet spitalore

Tiranë- “Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital” – deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës, e cila, veç rasteve të Traumës, ka përballuar më së miri edhe të gjithë urgjencat kirurgjikale, të spitalit universitar “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.

13:24
Genta Ismajli shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli është shfaqur për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Zvicër.

13:23
Pema rrëzohet në mes të rrugës, bllokohet aksi nacional Poliçan-Bogovë

Aksi nacional Poliçan-Bogovë është bllokuar për rreth 1-orë,për shkak të rrëzimit të pemëve në rrugën automobilistike. Pemët që janë rrëzuar në rrugë fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në automjete apo njerëz pasi në momentin e rrëzimit nuk ka pasur qarkullim në këtë aks.

13:17
Plagjiaturë në Doktoraturë? Reagon ministrja e re e Arsimit: Kur e mora në Stafforshire University mendova…

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas disa zërave se doktoratura e saj është plagjiaturë.  Studiuesi Vladimir Kola ka publikuar një artikull shkencor të ministres së re të Arsimit, Evis Kushi dhe pretendon se 70 % e artikullit është plagjiaturë.

13:13
Nga veza e zier te çamçakëzi/ Si duken këto 14 objekte nga mikroskopi

Objekte në dukje krejt të zakonshme, që na rrethojnë në përditshmërinë tonë përbëhen nga një stukturë magjike, kur vëzhgohen përmes mikroskopit.

13:09
Gjyqtar i ‘dosjes 339’, hapet seanca në KPK për Bib Ndrecën

Hapet seanca për Bib Ndrecen, gjyqtar i dosjes 339  aktualisht gjyqtar pranë gjykatës së posaçme.

13:03
Fotot/ 10 filmat me veshjet më mahnitëse, ku stilistët përdorën imagjinatën e tyre në maksimum 

Një veshje interesante është një element i rëndësishëm i çdo filmi, prandaj profesionistët në industrinë e filmave u kushtojnë pothuajse aq shumë vëmendje kostumeve sa edhe aktrimit.

13:00
Lidhi pas makine dhe tërhoqi zvarrë qenin, shoqërohet në polici 50-vjeçari

Durrës- Policia e Durrësit pas denoncimeve të shumta në mediat ka shoqëruar në komisariat shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës i cili është fotografuar duke tërhequr zvarrë qenin me makinën e tij tip Renault.

12:53
‘Kafsha është ai në timon’/ Tërhiqte qenin zvarrë me makinë, Saimir Tahiri reagon për ngjarjen shokuese në Durrës

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në Sukth të Durrësit, ku një person kishte lidhur qenin pas makine dhe e tërhiqte zvarrë.

12:43
Mbi 1,36 milionë të infektuar/ Koronavirusi, si është situata në Afrikë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.366.138 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

12:43
Transportonte 12 sirianë të paligjshëm me autobus, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Një 25-vjeçar që transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme është arrestuar në rrugën Milot-Morinë.

12:42
Sherret për tokat në Vlorë/ Ish-punonjësit e “Ujit të Ftohtë” nuk marrin dot certifikatat e pronës

Prej 22 vitesh ish punonjës të ndërmarrjes bujqësore “Uji i ftohtë Vlorë” enden nëpër zyra në pritje për të marrë certifikatën e pronësisë.  Këta punonjës kanë aplikuar disa herë për të marrë dokumentin ligjor por kanë marrë përgjigje negative sepse mbi pronat e tyre figurojnë të tjerë pronar.

12:35
Tensionet në Mesdhe/ Ndërhyn SHBA-ja për zbutjen e situatës

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mike Pompeu, boshtin e së cilës e kanë përbërë pikërisht situata në Mesdheun Lindor dhe republika turke e Qipros Veriore.

12:32
Mbyllet Gjykata e Kurbinit! Të tre gjyqtarët infektohen me Covid-19

Gjykata e Kurbinit është mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se të tre gjyqtarët përfshi edhe kryetarin e kësaj gjykate janë konfirmuar me covid-19.

12:28
“Në krah të mikut”/ Putin, 1.5 miliardë $ Bjellorusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord me homologun bjellorus për një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për Minskun, edhe pse siç tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.

12:26
Prindërit refuzojnë shkollën/ Në Greqi disa familje nuk i çojnë fëmijët në ditën e parë

Zilja e pare e vitit te ri shkollor është dëgjuar mëngjesin e së hënës duke shënuar rihapjen e shkollave në kushte krejtësisht të ndryshme nga  vitet e tjera, në një moment kur Greqia duket se kalon fazën me kritike të pandemisë me mbi 250 raste në dite, ndërsa edhe numri i viktimave dhe pacientet me terapi intensive janë rritur ndjeshëm.

12:22
Pandemia Covid-19, Bill Gates: Mbaron për 2 ose 3 vjet

Pandemia e koronavirusit ka zmbrapsur përparimin në shëndetin global dhe ka vënë miliona njerëz në rrezik nga sëmundjet fatale dhe varfëria, thuhet në një raport të Fondacionit Bill & Melinda Gates.

12:18
Fotot/ Natyra misterioze fsheh shumë gjallesa ‘të padukshme’ për ne

 Natyra është e mbushur me plot mrekulli të pazbuluara  nga njeriu.

12:16
Foto/ Miliarderja 23-vjeçare tregon të pasmet seksi

Kylie Jenner duket se nuk është e nevrikosur pse seriali Keeping Up With The Kardashians ka ndaluar transmetimin.

12:11
Covid-19, Kina realizon testim masiv të banorëve në Hong Kong

Kina ka testuar rreth 1,78 milionë qytetarë në Hong Kong kundër infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19).

12:07
Fotot/ Pamjet shokuese, banori në Durrës lidh qenin pas makinës dhe e tërheq zvarrë

DURRËS- Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Sukth të Durrësit, ku një makinë është filmuar teksa tërheq zvarrë një qen.

12:01
Shiste kanabis në doza të vogla, arrestohet 25-vjeçari në Mat

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat ditën e sotme pasi i janë gjetur me vete doza kanabisi.

11:51
Këto janë vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezoni kryesor i udhëtimeve për pushime në Evropë po përfundon. Sidoqoftë disa rajone njoftojnë rritje të rasteve të koronës dhe rregulloret e udhëtimeve aktualizohen vazhdimisht.

11:49
Fotot që do t’ju bëjnë të ndjeheni si një milingonë e vogël

Mund ta keni dëgjuar shprehjen që njeriu në univers është vetëm një copë rëre në një shkretëtirë të tërë.

11:41
Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit, ndalohet një person

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

11:33
Tjetër uragan/ Sally kërcënon jugun e SHBA-së

Një uragan i porsaformuar po lëviz drejt brigjeve amerikane duke kërcënuar disa shtete jugore përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.

11:31
Fotot/ Të heqësh të zitë e ullirit për një foto, por rezultati është mahnitës

Fotot artistike janë shumë të vështira për t’u realizuar dhe çdokush kalon një kalvar mundimesh që ta kalojë këtë ‘provë’ me sukses.

11:29
Sëmundja misterioze! Te fëmijët, më keq se Covid-i

Në mjaft raste të prekurish nga Covid-19, është parë se organizmit i duhet disa kohë për të marrë veten, edhe pas mposhtjes së sëmundjes.

11:24
Zbulim i rrallë! Gjurmë jete në Afërditë?

Shkencëtarët zbuluan një gaz në atmosferën e Afërditës që në Tokë mund t’i atribuohet organizmave të gjallë.

11:23
Pak para se të ndodhte ‘hataja’, 11 foto të shkrepura në momentin perfekt

Jo të gjithë fotografët kanë kohën e mjaftueshme për të kapur momentin e përsosur dhe për të shkrepur një foto të shkëlqyer.

11:15
​Osmani: Demokracia po rrezikohet nga qeveritë e pakicës duke shpërfillur vullnetin qytetarë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demokracia po rrezikohet nga manipulimi i vullnetit të shumicës qytetare. Të tillë ajo e ka konsideruar edhe zgjedhjen e qeverisë së pakicës të qeverisë Hoti.

11:12
Gjiganti kinez/ Huawei rrezikohet nga sanksionet

Duke filluar nga 15 shtatori, gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei — dikur simbol i kapacitetit teknologjik të Kinës, nuk do të ketë më qasje në furnizime jetike me gjysmëpërçues.

11:12
Foto/ U vra me 14 plumba brenda në makinë, ky është 33-vjeçari i ekzekutuar në Rrogozhinë

Top Channel ka siguruar foton e viktimës, Klevis Kapllani i cili është ekzekutuar me armë zjarri gjatë orëve të vona të natës në një fshat në Rrogozhinë.

11:09
‘BioArt’/Artisti japonez krijon forma të mrekullueshme me gjethet 

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar për të bërë art.

11:04
“Guxim i jashtëzakonshëm”/ Trump për Hotin dhe Vuçiçin: E bënë Ballkanin më të sigurt

Duke iu rikthyer marrëveshjes së shumëtrumpetuar të Washington-it, presidenti Donald Trump e përshëndeti paktin e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ai do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

10:57
Në magazinat e tij u kapën 613 kg kokainë/ Sot seanca për Arbër Çekajn, avokati kërkon lirimin e tij

TIRANË- Pothuajse një vit pasi Prokuroria shpalli pretencën për Arbër Çekajn, është zhbllokuar procesi i gjykimit të tij. Seanca ku duhej te kryhej mbrojtja u hap sot.

10:53
Berat, zgjerohet harta e infektimit/ 4 raste të reja, dy prej tyre mësues

Dy mësues, një punonjëse në burgun e Beratit dhe një punonjëse fasonerie kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

10:47
Kryeministri Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por ka kundërshtime

Kryeministri Boris Johnson fitoi të hënën votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it, megjithëse ai përballet me një rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

10:40
Kanosi të miturin që të vidhte para në minimarket, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Kukës diten e sotme pasi ka kanosur një të mitur që të vjedhë minimarketin.

10:35
Limaj për vdekjen e Adem Mikullovcit: Vepra e tij do të jetojë gjatë

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Mikullovci për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovci!

10:31
Kosovë/ Përplaset për vdekje këmbësori në Drenas

Mbrëmë një këmbësor është goditur për vdekje në Drenas.

10:30
Zjarr në Kallm të Durrësit, shkrumbohen pisha e pemë të tjera

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë zjarr në zonën kodrinore të Kallmit në bregdetin e Durrësit.

10:20
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Kim: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë duke theksuar se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.

10:14
Pamjet nga vendi i ngjarjes/ U ekzekutua me 14 plumba, Klevis Kapllani ishte kthyer para dy vitesh nga Italia

RROGOZHINË- Gjatë orëve të vona të natës, Klevis Kapllani, 33-vjeç është ekzekutuar në Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas policisë i riu është gjetur i vrarë rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës në makinën e tij.

10:09
Izolohen dy nxënës në Pogradec, patën kontakt me një të infektuar me COVID

Dy nxënës nuk kanë mundur dot  të nisin vitin e ri shkollor në Pogradec, pasi janë izoluar në shtëpi prej kontaktit me një person të infektuar me COVID-19.

09:55
Hajdari: Rama do të mbajë tepsinë, Mona të mos i shqitet Lulit e ai do vagonin e partickave

Deputetja e Opozitës së re, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshilli Politik ditën e djeshme duke  mos hequr dorë nga propozimi për hapjen 100% të listave.

09:54
Shuhet në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.

09:47
Kashar/ Zjarri i doli jashtë kontrollit, arrestohet 59-vjeçari

Tiranë –  Një 59- vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për zjarrvënien në fshatin Kashar nr. 2.

09:40
Detajet/ U vra në makinën e tij, 33-vjeçari në Rrogozhinë i dënuar për trafik droge në Itali

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klevis Kapllani, 33 vjeç, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Sipas policisë i riu është gjetur i vrarë rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës në makinën e tij.

09:38
Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit, 6 mënyra të thjeshta që të ndihmojnë

Vera po ikën dhe bashkë me të edhe ngjyra e çokollatë e trupit. Megjithatë, ne do ju japim një këshillë shumë të vyer.

09:35
Me BMW të vjedhur, arrestohet anglezi në Durrës

Durrës – Një shtetas anglez është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

09:33
Nënë për herë të parë, Dulce Maria zbulon gjininë e fëmijës

Pak kohë më parë, aktorja e njohur Dulce Maria bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës. Aktorja 34-vjeçare ka postuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me partnerin e saj dhe të dy të lumtur zbulojnë se do bëhen me një vajzë.

09:21
Me shenja të Covid-19/ Izolohen 10 mësues në Kolonjë, në pritje të përgjigjes së tamponit

Vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, 10 mësues në Kolonjë dyshohet të jenë infektuar me COVID-19.

09:17
Dasmë në kohë COVID-i, gjobitet me 1 milionë lekë lokali në Shkodër

Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 milionë lekë ditën e sotme pasi ka lejuar që të zhvillohen dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

09:12
Ylli pornografik arrestohet ‘për filmim’ në vendin e shenjtë

Një producent filmash është arrestuar për regjistrimin e një filmi pornografik në kopshtin e shenjtë Osun Osogbo në Nigerinë perëndimore, tha policia.

09:09
Kryeministri izraelit do t’i drejtohet sot me një mesazh popullit të Kosovës

Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes së Uashingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

09:03
Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

08:54
Kanabis e aksident me makinë/ Arrestohen dy persona në Vlorë

Vlorë- 2 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit për vepra të ndryshme penale.

08:52
Dita Ndërkombëtare të Demokracisë, Meta: Duhet zgjim, përballje dhe ndryshim

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se sot në këtë ditë të çmuar, Shqipëria e gjen veten nën një regjim.

08:44
Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, ja deri kur…

Në vendimin e bërë para pak në fletoren zyrtare,Athina lë të pa ndryshuar gjendjen më kufirin shqiptaro – grek.

08:30
Keni aplikuar për tu bërë pjesë e policisë? Uniformat blu japin njoftimin e rëndësishëm

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e policisë. Policia njofton se pas shpalljes së fituesve, nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

08:22
Spartak Ngjela: Moderatorë dhe gazetarë në Shqipëri e Kosovë që paguhen nga Moska dhe Beogradi për anti-shqiptarizëm

Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi.

07:47
Vritet me armë në makinën e tij 33-vjeçari në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë. Policia bën me dije se rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës është gjetur i vdekur në mjetin e tij shtetasi Klevis Kapllani, 33 vjeç.

07:30
Diell dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.

07:07
Rey Manaj kërkon largimin nga Barcelona, shqiptari gati të ndërrojë skuadër

Rey Manaj përgatit largimin e tij nga Barcelona. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas 6 muajsh në radhët e Barcelonës kërkon të ndërrojë ambient pasi synon të luajë në nivele më të larta dhe jo në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

06:47
Reumatizma – Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën. Ajo shfaqet me dhimbje, deformim dhe vështirësi në lëvizje. Shkaktarët e sëmundjes që prek miliona njerëz në botë janë të ndryshëm.

06:26
Ja sa orë duhet të presim për të fjetur pas një darke të rëndë

Ekspertët kanë identifikuar 2 arsye konkrete përse njeriu duhet të shmangë gjumin direkt pas të ngrënit, sidomos në darkë.

06:01
Zbuloni 5 ushqimet e duhura për pastrimin e organizmit dhe shëndet të mirë

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit. Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore. Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim.

05:40
Njihuni me kurën 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden

Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë. Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj. Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës.

05:19
Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.

04:58
Uragani Sally kërcënon shtetet jugore të SHBA-së

Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën. Stuhia tropikale Sally u shpall uragan të hënën, ndërsa pritet të zbarkojë të martën.

04:37
Itali/ Hapja e shkollave, prova e ‘zjarrit’

Fillimi i shkollës në epokën e Covidit, ora më e vështire, shkruajnë mediat italiane, ku konsiderohet e pashmangshme qw me fillimin e vitit të ri shkollor, edhe numri i infektimeve të pësojë rritje.

04:16
Zbulimi/ Në planetin Afërditë mund të ketë mikrobe

Shkencëtarët thanë të hënën se kanë zbuluar në retë acide të planetit Afërditë një gaz të quajtur fosfinë, që tregon se në fqinjin aspak mikpritës të Tokës mund të ketë mikrobe. Studiuesit nuk zbuluan forma aktuale të jetës, por vunë në dukje se në Tokë fosfina prodhohet nga bakterie që rriten në mjedise ku ka mungesë oksigjeni. Ekipi shkencor ndërkombëtar e zbuloi fosfinën duke përdorur teleskopin James Clerk Maxwell në Havai dhe e konfirmoi këtë me anë të radioteleskopit ALMA në Kili.

03:55
Putin i jep Bjellorusisë 1.5 miliard dollarë hua

Presidenti rus Vladimir Putin i dha një hua prej 1.5 miliardë dollarësh të hënën Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje për udhëheqësin e saj të kërcënuar, Alexander Lukashenko, pas disa javë demonstrimesh në rrugët e Minskut nga protestues që e kanë akuzuar atë për manipulim të zgjedhjeve të muajit të kaluar për të mbajtur pushtetin.

03:33
Gjigandi kinez, Huawei në rrezik përballë sanksioneve amerikane

Duke filluar nga 15 shtatori, gjigandi kinez i telekomunikacionit, Huawei — dikur simbol i kapacitetit teknologjik të Kinës, nuk do të ketë më qasje në furnizime jetike me gjysëm-përçues. Pa këto pjesë elektronike, Huawei nuk mund të prodhojë telefona inteligjentë, apo pajisje 5G që kërkohen sot nga bizneset, thonë analistët.

03:10
SHBA njofton largimin në tetor të Ambasadorit amerikan në Pekin

Ambasadori amerikan në Kinë ka njoftuar se do të largohet nga posti në fillim të muajit të ardhshëm, duke mbyllur një shërbim tre vjeçar që është shoqëruar me konflikte tregtare dhe acarim të marrëdhënieve mes dy superfuqive ekonomike. Terry Branstad, i emëruar nga Presidenti Trump në 2017, e konfirmoi vendimin në një telefonatë me presidentin javën a kaluar, njoftoi të hënën përmes një deklarate ambasada, pa dhënë arsye për largimin.

02:45
Rivalët afganë bisedojnë për paqen ndërsa sulmet vazhdojnë

Palët ndërluftuese në Afganistan kanë akuzuar njëra-tjetrën për organizimin e sulmeve të reja ndërsa përfaqësuesit e tyre po zhvillojnë në Katar bisedime historike për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

02:26
Gjermani/ Dy laboratorë të tjerë konfirmojnë se Navalny u helmua me Novichok

Qeveria gjermane bëri të ditur se dy laboratorë specialë në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se udhëheqësi rus i opozitës Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor të periudhës sovjetike Novichok.

01:54
Barça “kërcënon” Suarez: Prano largimin, ose mbetesh në tribunë

Mediat katalane konfirmojnë se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe sulmuesit uruguaian janë mjaft të tensionuara, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, por njëkohësisht nuk pranon prishjen e parakohshme të kontratës që skadon verën e ardhshme.

01:33
Havertz “në gjumë”, Werner fiton penallti, Chelsea merr tre pikët në start

Chelsea është cilësuar si “mbreti” i merkatos deri në këto momente, pasi ka shpenzuar më tepër se 200 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” disa nga emrat më të spikatur të futbollit botëror si Havertz, Werner, Chilwell, Thiago Silva, Ziyech, etj.