Napoli, klubi ku Diego Maradona u bë ikonë, mban zi për heroin

25/11/2020 20:36

SSC Napoli, klubi në të cilin Diego Maradona kaloi vitet më të shkëlqyeshme të karrierës së futbollit të luajtur, e ka quajtur lajmin e vdekjes së parakoshme të sportistit rebel “goditje shkatërrimtare” që i bënte njerëzit e qytetit të ndjeheshin “si një boksier i hedhur në tapet”.

Kapiteni i skuadrës argjentinase, fituese e Kupës së Botës në 1986 u nda sot nga jeta në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre, pranë Buenos Aires, pas një ataku kardiak fatal.

Napoli, klubi ku numri dhjetë shpenzoi vitet më të frytshme të karrierës e përshkruante ngjarjen si një tragjedi për klubin dhe për qytetin.
“Ne jemi në zi,” tha zëdhënësi i klubit Nicola Lombardo. “Ndjehemi si një boksier që është hedhur në tapet. Jemi të shokuar.”

Maradona fitoi me Napolin dy kampionate Serie A dhe një Coppa Italia në fund të viteve 1980-të dhe në fillim të viteve 1990-të, si dhe trofeun e vetëm evropian të klubit Kupa UEFA.

Top Channel