Atalanta bën surprizën në “Anfield Road”, pasi mposhti 0-2 Liverpoolin dhe u rikthye plotësisht në garë për të kaluar në fazën e 1/8-ave. Iliçiç dhe Gosens shënuan për zikaltrit në pjesën e dytë, ndërsa Berat Gjimshiti ishte sërish titullar.

Po në të njëjtin grup, Ajax triumfoi 3-1 ndaj danezëve të Midtjylland dhe tashmë do të luajë shanset e kualifikimit me Atalantën.

Nuk gabon as Bayern Mynich, që mposhti 3-1 austriakët e Salzburg dhe me 4 fitore në po kaq ndeshje, siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Lewandowski, Wober autogol dhe Sane shënuan për kampionët në fuqi të Europës, për austriakët shënoi sërish sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha.

Në të njëjtin grup, komplikon kualifikimin Atletico e Madridit, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës. Ndërkohë Porto triumfoi 0-2 në transfertën franceze ndaj Marseille dhe tani është një hap larg kalimit në fazën e 1/8-ave.

Top Channel