Goditët njëri tjetrin pas sherrit për pronësi, arrestohen dy vëllezërit në Fier

26/11/2020 09:03
Foto ilustruese

Fier- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Fierit, për shkak se për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Të arrestuarit janë J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel