Të ftuar në “Open”, pedagogu Ndriçim Mehmeti që është edhe pjesë e Partisë Demokratike është përplasur me zv/ministrin Besart Kadia teksa diskutonin në lidhje me mbylljen apo jo të shkollave.

Mehmeti tha që shkollat nuk duhen mbyllur dhe fakti që u mbyllën tregon që kryeministri Edi Rama nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë, ndërsa Kadia tha se PD-ja nuk është e qartë dhe nuk merret vesh.

Kadia: Tani unë nuk ju marr vesh vllai për çfarë bëhet gjithë ky debat…?

Mehmeti: Këta nuk ndryshojnë deklaratat, dje thanë tjetër gjë, sot tjetër gjë..

Kadia: Po edhe ju, Basha tha tjetër gjë dje, sqarohuni tani, doni të mbyllen shkollat apo jo..

 

Top Channel