Dhuna fizike, dhuna psikologjike dhe dhuna ekonomikeqë bëhet ndaj grave në Kosovë nuk është e paktë. Sipas statistikave të policisë së Kosovës nga janari deri në shtator të vitit 2020 në policinë e Kosovës janë raportuar 1222 raste të dhunës fizike në familje ndaj grave në Kosovë.

Luljeta Aliu nga Prishtina është viktimë e dhunës në familje. Ajo ka përjetuar dhunë fizike për gjashtë vite me radhë sa ishte e martuar. Martesa e saj ka zgjatur 16 vite. Që nga fillimi i martesës ndaj saj është ushtruar dhunë ekonomike dhe psikologjike.

Nga Zvicra në Kosovë

Ajo është rritur në Zvicër, ku ka jetuar dhe punuar për 27 vite me radhë. Në vitin 2008 u kthye në Kosovë për të jetuar me qëllimin që në të ardhmen prapë të mund të punonte si diplomate për Zvicrën. “Në fillim gjithçka ishte në rregull. Ne ishim marrë vesh që edhe nëse kthehem në Kosovë për të jetuar, unë do të mund t’i realizoja qëllimet e mia të karrierës paralelisht me familjen,” – tregon Luljeta Aliu.

Kthimin në Kosovë për të jetuar ajo e konsideron gabimin e parë që e ka bërë, sepse në kohën e kthimit në Kosovë ajo hoqi dorë nga puna si asistente në Universitetin e Zyrihut, si dhe la gjithçka për hir të dashurisë dhe ishte e mendimit se dashuria dhe familja ishin shumë më shumë me vlerë se sa vetëm një punë e mirë dhe një karrierë e suksesshme.

Që nga ardhja e saj në Kosovë më 2008 sjellja e ish-bashkëshortit të saj ndryshoi. Dhuna ndaj saj nisi qysh pas lindjes së dy vajzave të saj në vitin 2011. “Dhuna emocionale dhe dhuna ekonomike kanë qenë që nga fillimi, kurse dhuna fizike nisi diku nga viti 2011. Disa herë ka ndodhur që ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, sa që herën e fundit kam pasur rrezik dhe frikë edhe për jetën time. Mua më vjen turp nga vetja që kam duruar kaq gjatë dhe nuk mund ta kuptoj as veten që kam pritur kaq gjatë.” – tregon Luljeta Aliu .

Symbolbild Gewalt gegen Frauen

“Unë kam duruar për gjashtë vite me radhë dhunën sistematike që është ushtruar ndaj meje sepse më dhimbeseshin vajzat dhe familja ime, por edhe e doja shumë ish-bashkëshortin tim. Sa që isha në gjendje t’i duroja të gjitha. Por, ky ishte gabimi. Dhuna nuk arsyetohet.”, tregon Aliu.

Dhuna nuk arsyetohet

Në Kosovë gratë nuk flasin hapur për dhunën që ushtrohet ndaj tyre në familje. Luljeta Aliu është ndër gratë e pakta kosovare, e cila  ka ndarë publikisht rastin e saj të dhunës në familje.

Që nga viti 2017-të ajo e ka denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë fizike, ekonomike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj. Qysh në fillim kur ajo dëshironte që ligjërisht të divorcohej dhe të bëhej ndarja e pasurisë në formë të barabartë ishte hasur në probleme nga ku ka nisur edhe iniciativën për ndryshimin e ligjit të familjes në Kosovë.

Libanon Beirut Protest Gewalt gegen Frauen

“Vendosa të rri në Kosovë shkaku i padrejtësive të sistemit që bëhen ndaj grave në Kosovë. Nuk mund ta besoja që edhe gjyqtaret dhe avokatët në Kosovë më thonin se ndarja e pasurisë ligjërisht bëhet në formë të barabartë, por në praktikë nuk bëhet një gjë e tillë dhe më këshillonin që të kthehesha në Zvicër.”

Angazhimi i Luljetës për ndryshimin e Ligjit për Familjen ka sjellë deri tek ndryshim i disa neneve ku diskriminoheshin gratë ligjërisht në Kosovë. Me Ligjin për Ndryshim/ Plotësimin e Ligjit për Familjen që ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019-të, ka ndryshuar 13 nene të Ligjit për Familjen në Kosovë, me anë të të cilëve nene më parë grave u është vështirësuar realizimi i të drejtave të tyre në ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore dhe alimentacionit. Me hyrjen ne fuqi të këtij ligji qytetarëve ju sigurohet e drejta në gjysmën e pasurisë së përbashkët pa marrë parasysh të hyrat e njëri apo tjetrit bashkëshort që në kohën kur Luljeta Aliu kishte rastin e saj një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Pas realizimit të këtij ndryshimi ligjor në vitin 2018-të Luljeta Aliu themeloi organizatën “Iniciativa për drejtësi dhe barazi “Inject” për të avokuar më tej për përmirësimin e mbrojtjes së grave në aspektin kryesisht ligjor.       /DW/

Top Channel