Interi “gjunjëzohet” dhe ul shpresat për kualifikim, Reali Madridi fitore që dhuron buzëqeshje…

25/11/2020 23:04

Real Madridi ka mposhtur Interin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.
Mbretërit kanë marrë një fitore të madhe ndaj zikaltërve, fitore e cila i ngrit gjasat e tyre për të kaluar më tej në tur.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Real Madridit, ndërsa vëmendja u rrëmbye edhe nga disa vendime të gjyqtarit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Eden Hazard, i cili shënoi me “gjakftohtësi” nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në minutën e 32-të Interi kërkoi penallti për një ndërhyrje në zonë ndaj Arturo Vidal, por gjyqtari heshti.
Kjo bërë që lojtarët e Interit të nervozohen dhe gjatë protestave, gjyqtari ndëshkoi Vidalin me dy kartonë të verdhë apo të kuqin brenda disa sekondave.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali kishte diçka më shumë nga loja, shkaku edhe i epërsisë prej një lojtari dhe arriti ta shënojë edhe një gol për të siguruar fitoren.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën 59-të dhe Rodrygo, i cili dyfishoi shifrat për të tijët.
Pas kësaj fitoreje, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndërsa Interi në pozitën e fundit të grupit me vetëm dy pikë.
Në ndeshjen e radhës, Interi do të udhëtojë në Gjermani e do të ndeshet ndaj Borussia Monchengladbach, ndërsa Reali do të përballet me ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

Top Channel