Ambasadori amerikan në Kinë ka njoftuar se do të largohet nga posti në fillim të muajit të ardhshëm, duke mbyllur një shërbim tre vjeçar që është shoqëruar me konflikte tregtare dhe acarim të marrëdhënieve mes dy superfuqive ekonomike. Terry Branstad, i emëruar nga Presidenti Trump në 2017, e konfirmoi vendimin në një telefonatë me presidentin javën a kaluar, njoftoi të hënën përmes një deklarate ambasada, pa dhënë arsye për largimin.
Palët ndërluftuese në Afganistan kanë akuzuar njëra-tjetrën për organizimin e sulmeve të reja ndërsa përfaqësuesit e tyre po zhvillojnë në Katar bisedime historike për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveria gjermane bëri të ditur se dy laboratorë specialë në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se udhëheqësi rus i opozitës Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor të periudhës sovjetike Novichok.
Mediat katalane konfirmojnë se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe sulmuesit uruguaian janë mjaft të tensionuara, pasi futbollisti nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman, por njëkohësisht nuk pranon prishjen e parakohshme të kontratës që skadon verën e ardhshme.
Chelsea është cilësuar si “mbreti” i merkatos deri në këto momente, pasi ka shpenzuar më tepër se 200 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” disa nga emrat më të spikatur të futbollit botëror si Havertz, Werner, Chilwell, Thiago Silva, Ziyech, etj.
“Ishte sprova më e rrezikshme e jetës sime”, Silvio Berluskoni doli nga spitali ku ishte shtruar me Covid-19. Ish-kryeministri italian në moshën 83 vjeçare arriti ta kalojë më të keqen e sëmundjes pas 11 ditësh nën kujdesin e mjekëve.
Numri i të sëmurëve nga koronavirusi shënoi një nivel të ri global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar gati 308 mijë raste pozitive në 24 orët e fundit, niveli më i lartë i matur ndonjëherë.
Socialistët vendosen 30 shtatorin si afatin fundor për miratimin e reformës zgjedhore në Parlment ndërkohë ultimatumi për opozitën joparlmentare ishte të sillnin brenda ditës së premte propozimet për pragun elektoral, hapjen e listave dhe regjistrimin e aleancave në një listë të përbashkët.
Në një intervistë për Top Channel disa ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se për momentin nuk do të bënte ndryshime në qeveri.
Ekipi i Kukësit luan të enjten ndaj ekipit të njohur Wolfsburg, ndeshje e vlefshme për Europa League. I ftuar në Procesin Sportiv, presidenti i Kukësit dha një mesazh për lojtarët dhe tifozët e Kukësit para ndeshjes me gjermanët.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici foli me tone të ashpra ndaj presidentit të Apollonisë, Koço Kokëdhima për presionet e që ai po bën ndaj qeverisë.
Në Procesin Sportiv sonte po diskutohet për bojkotin në Kampionatin Shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit foli për situatën e krijuar tashmë në futbollin shqiptar.
Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho ka nisur sot shkollën duke shkuar në klasën e parë.
Ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nga Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm.
Modelja britanike e Geordie Shore, Chloe Ferry, ka kaluar një natë të shthurur të dielën në mbrëmje në Londër.
Vazhdojnë debatet në studion e Open në Top Channel ku po flitet për fillimin e shkollës dhe sfidat që i kanosen këtij viti shkollor.
Pas lajmit të publikuar nga “The Times” se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain, mediat sportive e kanë lidhur menjëherë francezin me Real Madridin.
Momente paniku janë shënuar në Kinë. Një vajzë katër vjeçare ka mbetur e varur në parvazin e ballkonit të katit të tretë.
Policia e Ugandës arrestoi sot një burrë që po përpiqej të hynte në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin Kampala, duke mbajtur kokën e prerë të një fëmije të mbështjellë si një dhuratë.
Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po diskutohet për fillimin e shkollës dhe problematikat e këtij viti arsimor.
Në fillim të pandemisë, BE e pati të vështirë të gjejë një strategji të përbashkët. Ndërkohë po bashkëpunohet më shumë. E megjithatë BE i ka deri diku duart e lidhura. Kur të takohen të hënën e të martën (14-15.09) anëtarët europianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë diçka do të jetë ndryshe: Pandemia e detyron OBSH të zhvillojë takimin e parë virtual. Tema kryesore e takimit të shkurtuar, sigurisht pandemia e Coronës.
Mijëra qytetarë janë “derdhur” nëpër rrugët e Pennsylvania-s së SHBA-ve, për të kërkuar “drejtësi” për një të vrarë nga policia, pasi viktima iu vërsul këtyre të fundit me një thikë në dorë.
Ndeshja ndërmjet Paris Saint-German dhe Olympique Marseille të dielën mbrëma përfundoi me një zënkë të madhe.
Një uragan i sapoformuar ndodhet në drejtim të bregdetit të SHBA-së dhe kërcënon disa shtete të jugut, përfshirë Floridën, Misisipin dhe Alabamën.
Kur ka kaluar një vit nga divorci i tyre, ish-gruaja e futbollistit brazilian Hulk, Iran Angelo de Souza, ka folur për romancën e re të futbollistit me mbesën e saj Camila Angelo.
Me rastin e gjashtëmujorit nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Kosovë, sonte Komuna e Prishtinës ka ndriçuar ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori kjo sëmundje e rrezikshme dhe për të nderuar personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit.
Analisti Agron Gjekmarkaj e cilësoi si skandal largimin e sotëm të Besa Shahinit.
Marrëveshja e nënshkruar sot mes një kompanie kosovare dhe një kompanie serbe e cila kap vlerën e 1 milion eurove, mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin “Made in Kosova”.
Mesfushori i ri i Milanit Sandro Tonali pretendon se ka mbyllur dyert e të gjitha klubeve të tjera të interesuara, madje edhe Interit, kur erdhi në shprehje interesimi i ‘rossonerëve’.
Besa Shahini ka bërë sot rrëfimin e parë mediatik në Open në Top Channel pas largimit të saj nga qeveria e Edi Ramës.
Në rrëfimin e parë mediatik pas zyrtarizimit të largimit të saj nga posti i ministres, Besa Shahini ka thënë për “Open” në Top Channel, se ajo nuk do të largohet nga qeveria e Edi Ramës për tu kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje, si një ish-mbështetëse e saj.
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë të mërkurën një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave në pagë prej 300 eurove.
Një 62-vjeçar nga Turqia, nuk ka arritur të fitojë betejën me COVID-19. Yaşar Ünal, baba i dy fëmijëve, u shtrua në spital në fund të muajit që lamë pas, pasi kishte shfaqur simptoma të koronavirusit, si kollë e ethe.
Zllatan Ibrahimoviç është rikthyer në stërvitjet e Milanit sot dhe synon të jetë gati për ndeshjen kundër Shamrock Rovers në Europa League.
Besa Shahini foli në Open për zërat se ajo ishte një nga ato figura që fliste kundër në mbledhjet e kabinetit qeverisës.
Një pedofil ka vdekur i goditur nga treni teksa pritej në gjykatë për çështjen e sulmeve seksuale në Britani.
Qeveria rivale në lindje të Libisë, ka dhënë dorëheqje të hënën, pas protestave që janë nxitur nga kushtet e jetesës dhe korrupsioni në këtë shtet.
Ministrja e shkarkuar e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në “Open” në Top Channel zbuloi për gazetaren Eni Vasili se pse vendosi të thoshte muaj përpara fushatës elektorale vendimin për t’ë lënë mandatin.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se asociacioni i komunave serbe dhe shkëmbimi i territoreve janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të shtetit të Serbisë për ndarjen e Kosovës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se ish-kryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk ka ditur të menaxhojë suksesin e arritur në zgjedhjet e tetorit.
Ministrja në largim e Arsimit, Besa Shahini tha në Open se sulmet e PD-së ndaj saj janë një element antishqiptar.
Ish-ushtarja më seksi në botë ka një mesazh për Presidentin Donald Trump, ndërkohë që pozon me rroba ushtarake, për një set fotografik në shkretëtirë.
Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.
Një kërcimtare e re është hedhur e terrorizuar nga ballkoni i katit të tetë për t’i shpëtuar të dashurit të saj abuziv.
Pas infeksionit dhe fitores mbi koronavirusin, trupit i duhet kohë për të pushuar, për të rifituar forcën dhe shëndetin e tij.
14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit.
Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga prezenca e pandemisë së COVID-19 në jetën tonë.
Dhimbjet e kokës, konfuzioni dhe jermi i përjetuar nga disa nga të sëmurët me Covid-19 mund të jenë rezultat i një depërtimi të drejtpërdrejtë të koronavirusit në tru, sipas rezultateve të një studimi.
Është arrestuar personi i cili qëlloi me armë zjarri dy persona (babë e bir) në qytetin e Durrësit.
Nënat e reja hasin jo pak vështirësi me të vegjlit e tyre çapkënë.
Presidenti i trazuar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ishte duke mbajtur bisedime sot me homologun e tij rus Vladimir Putin, çka pritet të përcaktojë nëse do të mund t’i mbijetojë lëvizjes së protestave kundër tij.
Një aksident rrugor me pasojë një viktime ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kësaj të hënë ( 14.09.2020) në aksin e vjetër rrugor Panaja-Vlorë.
Pas një pauze disa mujore, shkollat u rihapën sërish këtë të hënë për të mirëpritur mijëra fëmijë.
Zyra Arsimore Kurbin firmos kontrata fiktive me mësuesit. Këtë shkelje e ka denoncuar vetë mësuesja e cila ka firmosur kontratë për të dhënë mësim në fillore, ndërkohë ka dhënë mësim lëndën e historisë në 9- vjeçare.
Menjëherë pas deklaratës së Damian Gjiknurit, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se opozita e bashkuar ka kërkuar dy gjëra.
Kryeopozitari rus Alexei Navalny është hequr nga aparati i ventilatorit të frymëmarrjes dhe mund të ngrihet nga krevati për periudha të caktuara, thanë sot doktorët gjermanë që po e trajtojnë për helmimin e dyshuar me agjentin nervor noviçok.
Ndërsa ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës Damian GJiknuri tha për mediat se opozita po synon që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen në Kodin Zgjedhor.
Mbi 80.000 fëmijë shqiptar u ulën sot në bankat e shkollave, bashkë me ta supozohej të uleshin dhe mbi 60 fëmijë, të cilët kanë mbetur në kampin “Alhowl” të Sirisë.
Një gjykatë në Izrael vendosi që një ekstremist hebre do të kryejë tre dënime me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti të ri palestinez dhe fëmijës së tyre në një sulm makabër në 2015, që solli nxitjen e dhunës racore në rajon.
Të tjera detaje mësohen nga diskutimi me dyer të mbyllura të Këshillit Politik.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, Judy Rising Reinke, e cilësoi shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi si “moment historik” për demokracinë e këtij vendi.
Gara prestigjioze ndërkombëtare The Underwater Tour Awards 2020, na prezanton fotografitë fituese të konkursit.
“PërPuthen”, erdhi këtë të hënë me takimin e parë të këtij sezoni, të zhvilluar mes Mevlanit dhe Fjorelës.
Në burgjet shqiptare mbahen rreth 4500 të burgosur dhe të paraburgosur që presin drejtësinë.
Holanda e konsideron rikthimin e kanalit historik ujor të Utrecht si korrektimin e një gabimi historik.
Rudina Hajdari ka dalë e para nga mbledhja e Këshillit Politik duke thënë se asgjë nuk është bërë dhe nuk ka pasur dialog mes tyre.
Zhvillime nga Këshilli Politik, ndërsa Rudina Hajdari ka dalë më herët nga mbledhja.
Komenti i një përdoruesi në rrjete sociale ndaj Anës së “Përputhen”, nxiti dhe reagimin e analistit të emisionit, Arjan Konomit. Analisti foli me tone të ashpra ndaj komentuesit duke e etiketuar me fjalët, “idiot dhe injorant”.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Një automjet është djegur në autostradën Tiranë-Elbasan, gati 200-300 metra në dalje të tunelit.
Trajneri i Juventusit Andrea Prilo u ka bërë kërkesë drejtuesve të klubit që sa më shpejt të sjellin një sulmues të ri në klub.
Analiza globale sugjeron që mbipesha dyfishon rrezikun për trajtimin spitalor të Covid-19 dhe rrit rrezikun e vdekjes me gati 50 për qind.
Besa Shahini tashmë nuk do të jetë më ministre Arsimi. Ajo do të zëvendësohet nga Evis Kush, deputete e PS në Elbasan.
Një balerinë në Australi, ka rënë “pre” e dhunës së ushtruar nga i dashuri i saj, e në debat e sipër është hedhur nga ballkoni i katit të tetë, duke përfunduar me qafë e shpinë të thyer.
Bashkimi Evropian po rrit përgatitjet e tij për një Brexit pa ndonjë marrëveshje.
Një skenari i ri, i jashtëzakonshëm shkencor, ka sjellë idenë e organizmave të gjalla që jetojnë në retë e Planetit Venus.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u pajtua me homologun e tij bjellorus, Alyalsamdr Lukashenko, për një hua prej 1.5 miliard dollarësh për Minskun, edhe pse tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.
Çdo pasdite, ekrani i “Top Channel” i dedikon një hapësirë të veçantë emisionit “Përputhen”. Kur kanë kaluar një javë nga fillimi i saj, kanë filluar të krijohen protagonistët e parë, e padyshim njëra prej tyre është Ana.
Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj të hëne(14.09.2020) nga Policia e Lushnjës.
Bruna Kërçyku, gazetare e Top Channel në Elbasan raportonte sot live në “Wake Up”, fillimin e shkollës në shkollën “Bardhyl Popa”.
Dy persona janë plagosur me armë zjarri rreth orës 17:45 në Durrës.
Një oficer i paidentifikuar policie është shkarkuar në Georgia, SHBA pasi u regjistrua në kamera duke qëlluar vazhdimisht me grushte një njeri me ngjyrë pasi e ndaloi me makinë.
14 shtatori, shënoi rihapjen e shkollave pas shumë muajsh pushimesh si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. Mirëpo ky rifillim mbart me vete edhe riskun që këto ambiente të kthehen në vatra infeksioni, pasi atje do të mirëpriten mijëra fëmijë në të gjithë vendin. Kjo ishte dhe temë dite në emisionin “Top Talk”, ku e ftuar ishte Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të hënën me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Amazon njoftoi të hënën se do të hapë edhe 100,000 vende pune, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve, të cilat janë në rritje prejse ka nisur pandemia e koronavirusit në muajin mars.
Evis Kushi do të jetë ministrja e re Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim direkt dhe bisedim me ministren aktuale Shahini dhe pasuesen e saj.
Ka nisur tryeza e Këshillit Politik.
Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman më në fund e ka thyer heshtjen në lidhje me Lionel Messin i cili së fundit vendosi të mos largohet nga Camp Nou.
Një aksident ka ndodhur në zonën e pyllit të Sodës.
Donald Trump ka sugjeruar në një miting elektoral se do të ‘negociojë’ një mandat të tretë si president, edhe pse kushtetuta amerikane nuk e lejon.
Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer një botë të tërë. Me gjithë kolapsin që ka krijuar ky virus, ka njerëz që ende nuk besojnë në ekzistencën e tij.
Evropa rrezikon të përballet me rritje të numrit të viktimave nga coronavirusi gjatë muajit tetor dhe nëntor, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që ta ftojë kryeministrin Avdullah Hoti të raportojë për dialogun me Serbinë në një seancë që do të mbahet të enjten, më 17 shtator.
Nëna dhe babai që deklaruan të humbur bijën e tyre adoleshente para disa javësh në Britani, janë akuzuar tashmë për vrasjen e saj.
Një protestë po zhvillohet përpara Kryeministrisë nga familjarët e fëmijëve të ngelur në Siri.
Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre është e pakufishme. Si dëshmi për këtë na vjen një histori jo shumë larg nesh, në Itali, ku një baba i dëshpëruar nuk ndalet së kërkuari të bijën që u zhduk më 1 shtator në lumin Adda në Sondrio.
Raste me covid-19 janë identifikuar edhe në stafin e gjykatës së shkallës së parë në Korçë.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në “twitter” në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Në një kohë kur kampionati vazhdon të qëndrojë i mbyllur për shkak të kërkesave të klubeve ndaj qeverisë, Kupat e Europës po afrojnë dhe vendi ynë si asnjëherë më parë ka arritur të kualifikojë 4 skuadra në këtë raund.
Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale, teksa përdorin celularët do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm.