Në lagjen 2 të qytetit të Laçit, ku pjesa më e madhe e pallateve janë shpallur të pabanueshme por në to jetojnë sërish banorë.

Frrok Deda së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij jetojnë në një pallat që është shpallur si i banueshëm nga ekspertët. Ai tregon se çdo ditë përballet me frikën se çfarë mund të ndodhë.

Të shumta janë banorët që në lagjen numër dy jetojnë në të tilla pallate dhe presin një përgjigje nga ana e bashkisë së Kurbinit.

Megjithatë, një vit pas tërmetit, qyteti i Laçit vazhdon ti ngjajë një gërmadhe. Disa objekte janë shembur dhe inertet kanë zënë vend aty prej muajsh. Të tjera pallate janë bërë gati për tu shembur, por pa pasur ende një datë të qartë se kur mund të ndodhë.

Top Channel